Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin është një organizatë jo-fitimprurëse e drejtuar nga vullnetarë të cilët punojnë për përmirësimin e mirëqënies dhe shëndetit të të gjithë popullsisë në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë të grupeve vulnerabël dhe të margjinalizuara, përmes. Avokatisë për  përmirësimin e legjislacionit dhe politikave në fushën e të drejtave dhe shëndetit riprodhues. ACPD është anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Planifikimit Familjar (IPPF) gjithashtu ajo është pjesëmarrëse në Koalicioni për Shëndetin Rirpodhues në Shqipëri, Koalicioni për promovimin e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në politikë dhe vendim –marrje. QSHPZH ka krijuar partneritete të qëndrueshme me organizata si :

  • UNFPA
  • UNICEF
  • WOMENKIND WORLDWIDE
  • Institutin e Shëndetit Publik
  • Bashkitë në rrethe
  • IPPF
  • Olof Palme etj.

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin ka degët e saj në disa rrethe si në Tiranë, Vlorë, Shkodër.

Publikime

Sot u zhvillua ne mjediset e Qendres Kombetare Burimore Shkoder nje takim me perfaqesues te OJF-ve qe operojne ne fusha te ndryshme ne kuader te aktivitetve te qendres.
Pas prezantimit te bere nga drejtuesja e qendres mbi rolin e qendres dhe aktiviteteve te saj ne kuader te projektit per Qendren Kombetare Burimore pjesemarresit u fokusuan ne temen e dites.

Takimi mblodhi se bashku drejtues dhe staf te disa OJf-ve te cilet diskutuan lidhur me temen e Advokacise ne nivel lokal per grupet e interesit qe ato perfaqesojne ne punen e tyre te perditshme dhe qe lidhet me misionin e ketyre organizatave organizatat pjesemarrese ne kete takimi ishin: Qendra Rinore Arka, Trajnere ne Edukim, Qendra per Keshillimin e Njerezve me Aftesi te Kufizuara, Qendra per Zhvillimin e Shoqerise Civile, Nucleus Albania, The Door.

Tema qe u diskutua me shume ishte agnazhimi i te rinjve dhe vullnetarimi duke pare se pak eshte bere ne kete fushe dhe qe duhet punuar shume ne drejtim te advokimit te te drejtave te te rinjve per te vullnetarizuar por dhe te njihet nga institucionet apo bizneset tek te cilat ata punesohen me vone.

Tema te tjera qe u preken por u nderthuren perseri me te rinjte ishin tema e punesimit te te rinjve, edukimit qytetar dhe edukimit ligjor e mjedisor.

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Si u bashkuan OJF-të për hartimin e një raporti të veçantë. Për herë të parë në Shqipëri Organizatat Jofitimprurëse kanë bashkëpunuar në një mënyrë intensive dhe gjithëpërfshirëse për të hartuar një raport të përbashkët mbi të drejtat e shëndetit riprodhues në Shqipëri. Inciatorja e bashkëpunimit ka qenë Qendra Shqiptare për Popullësinë dhe Zhvillim,e cila me datë 21 maj, zhvilloi një koferencë, ku u paraqit raporti i UPR. Qendra Shqiptare për Popullësinë dhe Zhvillim në prezencë edhe të përfaqësuesëve të 7 organizatave të tjera bashkëpunuese pasqyroi pjesën e parë të raportit me në fokus rolin e OJF-ve në procesin e rishikimit universarl (UPR). Ndërkohë pjesa e dytë kishte në fokus të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues në kontekstin e Rishikim Periodik dhe universal, mekanizëm i Këshillit të të Drejtave të NJeriut, pra është një instrument i OKB-së. QSHPZH që në krijimin e saj ka luajtur një rol të rëndësishëm në fushën e të drejtave të Shëndetit Seksual dhe Riprodhues në vend dhe së bashku me gjithë partnerët e saj do te sigurohet qe keto te drejtat të zbatohen dhe pranohen nga të gjithë. Duhet theksuar se drejtoresha ekzekutive e qendrës Bruna Hylviu ka pasur një rol kyç në të gjithë procesin e hartimit të raportit në bashkëpunim me organizatat e tjera. Prof. DR Arta Mandro dhe Prof. Ass Irida Agolli, përcollen rekomandimet e tyre në kuadër të Raportit: Të sigurohet pjesëmarrja dhe pikëpamjet e të rinjve, duke përfshirë edhe të rinjtë e shkollave, dhe ata nga grupet e margjinalizuara, për rishikimin dhe zbatimin ekzistues të ekukimi seksual gjithpërfshirës në mjedise formale dhe joformale. Rishikimi i ligjeve dhe politikave që i pengojnë personat në aksesin për shërbimet e parandalimit dhe trajtimit të HIV. Zhvillimi i programeve për Parandalimin, Testimin dhe Kujdesin ndaj HIV, veçanërisht për komunitetet e margjinalizuara. Shqipëria gjithnjë e më shumë po arrin në starndartet europiane në aktivizimin e shoqërisë civile. Tashmë ata janë shndërruar në bashkëpunëtor të rëndësishëm të pushtetit vendor, duke i dhënë indikatorët thelbësor dhe konkretë ku mund të orientohet hartimi i politikave specifike për target grupe të ndryshme.

Trajnimi dy ditor me te rinjte e shkolles se mesme “Sadri Nuri”, Ndroq. Temat kryesore te trajnimit te trajtuara nga moderatorja Irida Sina me metoda interaktive si prezantimi, puna ne grupe role play etj. ishin si: shendeti riprodhues, barazia gjinore, marredhenia nderpersonale, komunikimi dhe aftesite vendim-marrese, puberteti, riprodhimi, kontraceptivet, shtatzenia, IST, HIV/AIDS etj.

Shkolla verore mbi Edukimin Seksual Gjithepershires

Në datat 30, 31 Maj dhe 1 Qershor u organizua në Vlorë, ne ambientet e hotel Diamond Hill, shkolla treditore me temë: “Edukimi Seksual Gjitheperfshires per nje Jete premtuese”, me pjesëmarrjen e 20 të rinjve që i përkasin popullateve kyce dhe të rinj të shtresave në nevojë

Përdorimi i metodave ndërvepruese, me pjesëmarrje iu mundësoi të rinjve edukim/informim për të shmangur përfshirjen në sjellje të rrezikshme, për të patur akses në edukimin seksual gjithëpërfshirës dhe shërbimet miqësore për të rinjtë për një shëndet më të mirë dhe jetë më të lumtur.

Një nga shtyllat e aktivitetit ishte edhe ndërtimi i aftësive planifikuese të jetës tek pjesëmarrësit. Kjo u realizua duke përdorur praktikën, krahas teorisë duke përfshirë pjesëmarrësit në grupe të vogla pune; diskutim të rasteve studimore; lojë me role etj. 20 të rinj permes kesaj shkolle jane fuqizuar të marrin vendimet e duhura për jetën e tyre si: regjistrimi në shkollë; shmangia e martesës së hershme; sigurimi i mbështetjes për arsimim; mbrotja nga shtatzënitë e padëshiruara, infeksionet seksualisht të transmetueshmë dhe HIVAIDS; shmangia e përdorimit të drogës apo alkolit etj.

Tryezë e rrumbullakët në kuadër të
“Javës Evropiane të Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës”
25 Janar

Fondi  i Kombeve te Bashkuara për Popullsinë në Shqipëri  (UNFPA) dhe IPPF EN, nën udhëheqjen e Institutit të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me Autoritetin Rajonal Shëndetësor organizon ketë tryezë të rrumbullaket për të prezantuar Programin Kombëtar të Parandalimit te Kancerit te Qafës së Mitrës tek punonjësit e shëndetësisë: drejtoret e qendrave shëndetësoreve, menaxhereve, ofruesit e shërbimit etj.
Ky aktivitet u koordinua nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin.
Pas shume vitesh përpjekjesh nga të gjithë aktoret (ngritje kapacitetesh te ofruesve të shërbimit, ofrim të shërbimit të parandalimit dhe trajtimit te kancerit të qafës së mitrës, ndërgjegjësim të komunitetit) më në fund Shqipëria do te ketë një program për depistimin e organizuar të kancerit të qafës se mitrës.
Kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje që mund të parandalohet, përmes testimit dhe kontrollit në kohën e duhur. Ky program siç e tregojnë edhe studimet është me rëndësi jetësore për shëndetin dhe të ardhmen e grave dhe të gjithë shoqërisë në Shqipëri. Depistimi ne kohen  e duhur mund të shpëtojë jetën e grave dhe kosto efektiv për shoqërinë dhe shtetin.
Për më shumë ndiqni kronikën e përgatitur nga IN Tv: http://www.intv.al/shanse-te-reja-per-grate-do-te-depistojne-kancerin-e-qafes-se-mitres-ne-menyre-te-organizuar-fo-85358?fbclid=IwAR3sLyrxql3C9gJyiLG9d-OBeCdC3Pe2pm3m5zGazCRFN3015WDxo9Mi5To

Forumi Rinor: Te ofrosh dhe mundësosh Edukimin Seksual Gjithëpërfshirës!

Më datë 22 Nëntor, në ambjentet e Qëndrës Rinore të Tiranës, shumë të rinjë nga Tirana, Kamza dhe Vlora, u mblodhën sëbashku në një prej forumeve rinore më të mëdha mbi Edukimin Seksual Gjithëpërfshirës, të organizuar nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin më mbështetjen e Federatës Ndërkombetare të Planifikimit Familjarë (IPPF) dhe në bashkëpunim me Zyrën e Fondit të Kombeve të Bashkuara të Popullsisë. Më shumë se 60 të rinjë u mblodhën dhe diskutuan mbi arritjet mbi Edukimin Seksual Gjithëpërfshirës po ashtu ofruan dhe rekomandime të rëndësishme për cuarjen përpara të ESGJ-së, Bashkëpunëtorët e QSHPZH-së, nga Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinis, ndanë më të rinjtë procesin që po ndjekim për arritjen e Edukimit Seksual Gjithëpërfshirës dhe strategjinë për të ardhmen.
Forumi u ndal në dy moment kyce. Paneli i parë trajtoi Edukimin Seksual Gjithëpërfshirës nga prespektiva Institucionale, në një panel ku ekspert nga Ministra e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Znj. Edlira Sina, përfaqsues nga Fondi I Kombeve të Bashkuara për Popullsinë, UNFPA Shqipëri, Znj. Elsona Agolli dhe Znj. Dorina Tocaj, Drejtoresha Ekzekutive e Qëndrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, Znj. Brunilda Hylviu diskutuan dhe ndanë rekomandimet e tyre me pjesmarrësit.
Paneli dytë, ishtë një panel i përberë nga organizata partnere në ketë projekt, mësues të përfshirë dhe vullnetar të QSHPZH-së. Panelistet trajtuan mbi rëndësinë që ka ESGJ mbi jetën e të rinjve. Marxhino Starova, përfitues dhe vullnetar i Qëndrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin u shpreh “ Unë besojë të Edukimi Seksual Gjithëpërfshirës dhe te të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues. Ky projekt me ka ndryshuar jetën dhe më ka ndihmuar të reflektojë për rëndësinë e këtij lloj edukimi në shkolla dhe jo vetëm”
Ky forum u shoqërua me nje eskspozit fotosh nga aktivitetet e projektit dhe piktura të ndryshme të realizuar nga të rinjtë, përfitues të projektit.

Trajnimi me Ofruesit e Kujdesit Shëndetësor: “Të ndihmosh nënat të mbijetojnë. Gjakderdhja pas lindes”
Me qëllim forcimin e aftësive dhe njohurive të ofruesve të kujdesit shëndetësor, gjatë periudhës pas lindjes dhe për të shmangur vdekjen e nënës, ACPD me mbështetjen e UNFPA Albania zhvilloi dy trajnime me gjinekologë, infermierë dhe mami në rrethet e Elbasanit dhe Lezhës më 28 shtator dhe 18 tetor. Trajnimi u zhvillua duke përdorur metodologji interaktive, duke i lejuar pjesëmarrësit të japin kontributin e tyre dhe të shkëmbejnë përvoja dhe njohuri mes njëri-tjetrit. Për të gjithë pjesëmarrësit u mundësuaa dhënia kujdesin për nënën pas lindjes dhe si të menaxhojnë një hemorragji pas lindjes, gjë e cila është kërcëniuese për nënat.. Pjesëmarrësit u shprehën se qeveria duhet të sigurojë që të ketë politika më të mira dhe plane zbatimi për ruajtjen e jetës së nënave duke përfshirë protokollet për gjakderdhjen pas lindjes. Procesi i vlerësimit tregoi që ky trajnim i ofruar ka qenë efektiv: 1) ofruesit e shërbimeve kanë fituar kompetenca për të shpëtuar jetën e nënave dhe për të menaxhuar gjakderdhje pas lindjes; dhe 2) njohuritë dhe aftësitë e pjesëmarrësve janë përmirësuar nga 60% në 85%. Pjesëmarrësit filluan të zbatojnë mësimet duke siguruar kujdes cilësor pas lindjes për nënat.
“Kjo ishte një trajnim i shkëlqyer për mua dhe kolegët e mi. Besoj se kjo do të shërbejë në aftësitë tona profesionale dhe ndihmon jo vetëm ne si ofrues të kujdesit shëndetësor, por edhe nënat e reja “, tha Dr Anisa, pjesë e Spitalit të Maternitetit të Elbasanit.
Ky trajnim u akreditua me 6 kredite.
Trajnimi “Të ndihmosh të voglin të mbijetojë. Kujdesi bazë për të voglin”.
Elbasani dhe Lezha mirëpritën me datat 29 Shtator dhe 19 tetor, trajnimin e ofruar nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin dhe me mbeshtetjen e UNFPA Albania. Ky trajnim kishte ne fokus mbijetesën e te voglit dhe kujdesi bazë për të. Ky trajnim u bazua na udhërrëfyes të miratuar nga Shoqata Amerikane “LDS Charities”. Pjesmarrësit e vlersuan ketë trajnim duke e konsideruar atë si shumë të rëndësishëm për zhvillimin dhe rritjen e tyre profesionale dhe mbi të gjitha u mundëson ofrimin e kujdesit esencial për foshnjat e sapolindura. Teknikat e të nxënit (kombinimi I teorisë me praktikën, prezantime, luajtje rolesh, punë në grupe të vogla, etj) u mundësoi të gjithë pjesmarrësëve të ishin pjesë e trajnimit.
Procesi I vlerësimit tregoi që ky trajnim ishtë zhvilluar efektivisht: 1) Ofruesit e shërbimeve përfituan kompetenca për të ofruar kujdes esencial për të sapolindurit dhe se si të krijonin mjedis të sigurt për ta; 2) Njohuritë dhe aftësitë e pjesmarrësëve u përmirësuan nga 70% në 90%.
Ky trajnim u akreditua me 6 kredite.

Qendrat Tona

Partnerët

Teatri “Kur mungon fjala…”

Aborti

Projekti Choice

Aleanca e Grave Keshillimore, arritje

Fushate, kanceri i qafes te cervixit, shkurt 2018

I decide fushata

Panairi i 5te i turizmit

Speak it out Loud, Novosele

Marshim, Dhuna – 25 Nentor 2018

Fasonët në Shqipëri

Shqetësimet për abortet në Shqipëri

Grate ne fasoneri: pak te drejta, shume pergjegjesi.

TV spots “Vote for yourself” on the eve of the 2015 elections- Olof Palme International Project for women empowerement

Konference – Vleresimi i komunitetit per qeverisjen vendore, dhjetor 2017

World youth day awareness, gusht 2017

Leave no one behind, 25 nentor 2017

Shërbime

  • Këshillim
  • Vizita gjinekologjike
  • Shërbim Social