RRITJA E EFEKTIVITETIT TË FUNKSIONIMIT TË MKR PËRMES FUQIZIMIT TË BASHKËPUNIMIT ME KOMUNITETET FETARE, SI ANËTARËT MË TË RINJ TË KËTIJ MEKANIZMI
Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec dhe me mbështetjen e UNFPA Shqipëri, organizoi me sukses një tryezë diskutimi me anëtarët e Ekipit Teknik Ndërdisiplinar (ETN) të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit (MKR) të Bashkisë Pogradec më 22 Tetor 2024.
Ky aktivitet kishte për qëllim rritjen e efektivitetit të MKR në Pogradec, përmes përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve të rinj të MKR dhe komuniteteve fetare, me të cilat vitin e kaluar u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi.
Diskutimet u përqendruan në koordinimin e veprimeve për parandalimin dhe menaxhimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, si dhe në riintegrimin afatgjatë të viktimave. Pjesëmarrësit ndanë ide të vlefshme për përmirësimin e funksionimit të MKR dhe rritjen e bashkëpunimit mes aktorëve të përfshirë.