ANEKS III – POLITIKA E PRIVATËSISË

(Dokument për publikim në faqen zyrtare të internetit)

I. QËLLIMI DHE FUSHA E VEPRIMIT

Kjo Politikë Privatësie përcakton parimet dhe rregullat mbi të cilat Qendra Shqiptare për Përfshirje dhe Zhvillim (këtej e tutje “QShPZh”) përpunon të dhënat personale të stafit, bashkëpunëtorëve, përfituesve të projekteve dhe përdoruesve të faqes zyrtare. Qëllimi është garantimi i nivelit më të lartë të sigurisë dhe konfidencialitetit, duke u mbështetur në Ligjin nr. 9887/2008 dhe aktet nënligjore të nxjerra nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

II. PARIMET KRYESORE TË PËRPUNIMIT

QShPZh udhëhiqet nga parimet e mëposhtme gjatë administrimit të informacionit:

  • Të dhënat përpunohen vetëm nëse ekziston një bazë ligjore ose pëlqim i qartë.
  • Ne mbledhim vetëm aq informacion sa është rreptësisht i nevojshëm për të arritur qëllimin e synuar.
  • Çdo e dhënë përditësohet rregullisht për të shmangur gabimet që mund të dëmtojnë subjektin.
  • Të dhënat nuk mbahen në arkivë më shumë se sa parashikojnë afatet ligjore ose kohëzgjatja e projekteve.

III. KATEGORITË E DETAJUARA TË TË DHËNAVE

Përpunimi i të dhënave ndahet në disa nivele sipas marrëdhënies me subjektin:

  1. Të dhëna të Përgjithshme: Emër, mbiemër, gjini, vendlindje, dhe të dhëna të tjera që vërtetojnë identitetin.
  2. Të dhëna Kontakti: Adresë fizike, numër celulari, adresë elektronike (e-mail), profile në rrjete sociale (nëse kërkohen për komunikim zyrtar).
  3. Të dhëna Profesionale dhe Arsimore: Historiku i punësimit, diplomat, kualifikimet, trajnimet dhe vlerësimet e performancës.
  4. Të dhëna Financiare: Numër llogarie bankare, numër sigurimesh shoqërore (për efekt pagesash dhe deklarimesh tatimore).
  5. Të dhëna Sensitive: Në raste specifike të projekteve sociale, mund të mblidhen të dhëna mbi gjendjen shëndetësore, përkatësinë etnike ose statusin ekonomik, por vetëm me nënshkrimin e një deklarate pëlqimi të posaçme.

IV. PROCEDURAT E PËRPUNIMIT DHE SIGURISË

QShPZh ka instaluar mekanizma mbrojtës për të parandaluar çdo thyerje të sigurisë:

  • Aksesi i Kufizuar: Vetëm personeli i autorizuar ka qasje në dosjet fizike dhe bazat e të dhënave digjitale.
  • Siguria Digjitale: Përdorimi i fjalëkalimeve të forta, enkriptimi i dokumenteve konfidenciale dhe mbrojtja e rrjetit me sisteme antivirus të përditësuara.
  • Trajnimi i Stafit: Çdo punonjës i QShPZh-së nënshkruan një deklaratë konfidencialiteti dhe trajnohet periodikisht mbi rëndësinë e privatësisë.

V. TRANSFERIMI I TË DHËNAVE TE TË TRETËT

Të dhënat tuaja nuk u shiten ose u jepen palëve të treta për qëllime marketingu. Ato mund të ndahen vetëm me:

  • Institucionet shtetërore (Tatimet, Sigurimet) kur e kërkon ligji.
  • Donatorët e projekteve (vetëm për qëllime raportimi dhe auditimi, shpesh në formë të anonimuar).
  • Bankat, për procesimin e pagesave.

VI. TË DREJTAT E INDIVIDIT (SUBJEKTIT TË TË DHËNAVE)

Në përputhje me Kreun III të Ligjit 9887/2008, ju keni të drejtë të:

  1. Kërkoni konfirmim nëse të dhënat tuaja po përpunohen dhe të merrni një kopje të tyre brenda 30 ditëve.
  2. Kërkoni bllokimin ose fshirjen e të dhënave nëse ato janë përpunuar në kundërshtim me ligjin.
  3. Kundërshtoni përpunimin për qëllime të marketingut direkt apo kërkimeve shkencore.
  4. Tërhiqni pëlqimin e dhënë në çdo kohë, pa cenuar ligjshmërinë e përpunimit përpara tërheqjes.

VII. NDRYSHIMET NË POLITIKËN E PRIVATËSISË

QShPZh rezervon të drejtën të rishikojë këtë Politikë në varësi të ndryshimeve legjislative ose zhvillimeve teknologjike. Versioni i fundit do të jetë gjithmonë i publikuar në faqen tonë të internetit me datën përkatëse të përditësimit.

VIII. KONTAKTI ZYRTAR

Për çdo kërkesë lidhur me të drejtat tuaja, mund t’i drejtoheni Koordinatorit për Mbrojtjen e të Dhënave:

  • Email: info@acpd.org.al
  • Telefon: +355 68 37 25 722
  • Adresa: BLV. “GJERGJ FISHTA”, ND. 26, H.6, AP.5, 1001, Tirane, Shqiperi

Kjo Politikë është miratuar nga Bordi Drejtues i QShPZh-së dhe hyn në fuqi menjëherë pas publikimit.

Shënim: Kjo Politikë Privatësie është e aksesueshme në çdo kohë në faqen tonë zyrtare.

Privacy Policy