Nojftim per punesim – Koordinator projekti
Pozicioni i punës: KOORDINATOR/E PROJEKTI
Lloji i punës: Me kohë të plotë
Vendodhja: Tiranë
ORGANIZATA
Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar në janar të vitit 1993, e cila punon për përmirësimin e politikave, legjislacionit, të drejtën për informacion dhe shërbime për çështje që shqetësojnë popullatën dhe zhvillimin e saj, përfshirë shëndetin riprodhues.
PËRSHKRIMI I POZICIONIT
Koordinatori i projektit është përgjegjës për zbatimin, mbështetjen dhe raportimin e programeve specifike të QShPZh. Ai / ajo është përgjegjës për zbatimin e projektit, administrimin, logjistikën; komunikon drejtpërdrejt me stafin, partnerët dhe donatorët dhe raporton tek Drejtori Ekzekutiv. Ai / ajo pritet të punojë në mënyrë të pavarur me një mbikëqyrje të kufizuar. Pozicioni i punës kërkon një angazhim me kohë të plotë.
Koordinatori/ja e projektit është përgjegjës për:
- Organizimin e aktiviteteve të projektit dhe përmbushjen e rezultateve të tij sipas parashikimit në projekt-propozim;
- Harton një plan të detajuar të projektit dhe planin e punës;
- Të zbatojë aktivitet e përfshira në projekte, duke përfshirë dhe asistencën teknike dhe logjistikën për të gjitha aktivitetet dhe takimet e planifikuara në projekt duke përfshirë degët e shoqatës.
- Mbajtjen sistematike dhe të rregullt të dokumenteve të projektit;
- Inicion aktivitete shtesë dhe ndërhyrje të tjera kudo ku identifikohen mangësi në program ose ku lindin probleme;
- Shkruan raporte dhe analiza të aktiviteteve të programit;
- Menaxhon dhe prodhon shkrime për publikime në faqen e internetit sipas nevojës;
- Të bëjë vizita në terren (në degët e shoqatës) për të monitoruar progresin dhe të raportojë tek drejtori Ekzekutiv.
- Të krijojë lidhje me partnerët që veprojnë në fushën e ShSRD dhe që janë të orientuar ndaj cështjve të të rinjve.
- Të gjejë rrugët për rritjen e numrit të vullentarëve të rinj të shoqatës dhe të monitorojë aktivitetin e tyre lidhur me YSAFE.
- Duke u konsultuar me Drejtorin Ekzekutiv identifikon nevojat për asistencë teknike të projektit dhe ekspertët e përshtatshëm që mund të japin këtë asistencë.
- Mban të informuar Drejtorin Ekzekutiv dhe kolegët lidhur me zhvillimet dhe progresin në zbatimet e projektit.
- Merr pjesë në takime me partnerë dhe bashkëpunëtor brenda dhe jashtë vendit pasi është rënë dakord me Drejtorin Ekzekutiv.
- Siguron respektimin e standardeve, proceseve dhe rregulloreve përkatëse të shoqatës;
- Detyra të tjera mund t’i shtohen gjatë punës sipas nevojave të shoqatës;
KUALIFIKIMET E KËRKUARA:
- Te këtë mbaruar studimet Bachelor në shkenca sociale ose shëndet publik; kjo duhet shoqëruar me një përvojë të pasur në koordinimin e projekteve.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të njoh shumë mirë paketën Microsoft office (Ëord, Excel dhe Poëer-point);
- Të jetë i/e motivuar në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të këtij pozicioni;
- Të jetë sistematik i programuar dhe të ketë njohuri në ruajtjen e dokumentacionit të projekteve;
- Te jetë i/e gatshëm të punojë dhe me orare të zgjatura kur të ketë nevojë shoqata;
- Puna në ekip si dhe të vepruarit në mënyrë të pavarur në zbatimin e detyrave specifike, duke dhënë përparësi, duke punuar nën presion dhe duke respektuar afatet.
Në përputhje me Nenin 142 të Kodit të Punës, të ndryshuar, “Koha e provës” konsiderohet si kohë prove 3 muajt e parë të punës.
Me qëllim aplikimin në këtë pozicion, kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si vijon:
- CV e kanditatit/es;
- Kopje te Diplomës, të shoqëruar me kopje të listës së notave të studimeve Bachelor;
- Çdo dokumentacion të nevojshëm që tregon kualifikimet e kandidatit/es dhe përvojat e mëparshme;
- Dëshmi penaliteti;
- Letër reference nga punëdhënës të mëparshëm
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar, të dërgojnë aplikimet e tyre në adresen e emailit: info@acpd.org.al, ose dorazi në adresën Bulevardi Gjergj Fishta, Nd.26, H.6, Ap.5, 1001, Tiranë, deri në datën 25 Shtator 2024