Shprehje interesi për ekspertë/e në fushën e komunikimit, në kuadër të projektit “Strengthening Multi-agency local bodies and government institutions to deal with P/CVE and R&R”
13 Shtator, 2024 Komentet te Shprehje interesi për ekspertë/e në fushën e komunikimit, në kuadër të projektit “Strengthening Multi-agency local bodies and government institutions to deal with P/CVE and R&R” Janë të Mbyllura Publikime zNJBMyJz7D

Shprehje interesi për ekspertë/e në fushën e komunikimit, në kuadër të projektit “Strengthening Multi-agency local bodies and government institutions to deal with P/CVE and R&R”

PozicioniEkspert komunikimi per hartimin e nje plani komunikimi per ektremizmin e dhunshem me komunitetet fetare, aktoret lokale. Hartimi i nje baze te dhenash me aktoret kryesore perfshire komunitetet fetare.
ProjektiFuqizimi i Strukturave Lokale dhe Institucioneve Qeveritare për të parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm dhe për të mbështetur procesin e Rehabilitimit dhe Ri integrimit në Shqipëri” (EN: Strengthening Multi-Agency Local Bodies and Government Institutions to deal with P/CVE and R&R in Albania)
Zonat e projektit             Pogradec, Cërrik, Kavajë, Fier, Vlorë dhe Tiranë
Kohëzgjatja e projektit01 Gusht 2024 – 31 Korrik 2026
Lloji i kontratës     Kontratë Konsulence
Data e fillimit20 Tetor 2024

Qendra Shqiptare Per Popullsine dhe Zhvillimin kërkon të punësojë një ekspert për krijimin e përgatitja e një plan komunikimi të përshtatur për gazetarët lokalë, si edhe për komunitetet fetare per te adresuar me mire fenomenet e ekstremizmit te dhunshem ne zonat e percaktuara dhe pergatitja e nje database me te dhenat per komunitetet fetare, aktore lokale dhe te tjere te rendesishem ne lidhje me fenomenin e ekstremizmit te dhunshem.

Ky projekt zbatohet nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, në bashkëpunim me Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht Nisma ARSIS) në bashkëpunim me Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe me mbështetjen financiare të programit Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF).

Rreth QSHPZH

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar në janar të vitit 1993, e cila punon për përmirësimin e politikave, legjislacionit, të drejtën për informacion dhe shërbime për çështje që shqetësojnë popullatën dhe zhvillimin e saj, përfshirë shëndetin riprodhues.

Fushat kryesore të punës së saj:

Avokimi dhe monitorimi i legjislacionit, si dhe politikat e duhura lidhur me çështjet e popullsisë dhe shëndetësisë, përfshirë edhe shëndetin riprodhues.

Eliminimi i pengesave për pjesëmarrje të barabartë të burrave dhe grave në të gjitha aspektet e ekonomisë, politikës dhe të jetës sociale.

Parandalimi i dhunës me bazë gjinore dhe trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe sigurimi i mbrojtjes dhe shërbimeve për të mbijetuarit e dhunës.

Promovimi dhe sigurimi i aksesit të barabartë në informacion cilësor, edukim dhe shërbime të mundshme dhe të përballueshme, në veçanti për të rinjtë dhe grupet në nevojë.

Vizioni: Të gjithë njerëzit në Shqipëri janë të barabartë dhe të lirë të bëjnë zgjedhjet e tyre për shëndetin riprodhues dhe të gëzojnë mirëqenie fizike, mendore, shoqërore dhe ekonomike.

Misioni: T’u përgjigjemi nevojave në ndryshim të popullsisë për shëndetin riprodhues, të mbrojmë të drejtat e njeriut, duke përfshirë të drejtat seksuale dhe riprodhuese, si dhe të ofrojmë informacione e shërbime, veçanërisht për grupet në nevojë, të rinjtë dhe gratë.

Qëllimet: Qeveria Shqiptare miraton dhe zbaton politika kombëtare për SHSR dhe barazinë gjinore, ndërsa gratë dhe të rinjtë marrin pjesë aktivisht në vendimmarrje dhe politikë; Gratë, të rinjtë dhe grupet në nevojë fuqizohen për të kërkuar të drejtat e tyre, duke përfshirë SHSR si dhe përfshihen në proceset e nivelit qendror dhe  vendor; Shërbimet cilësore SHSR janë të integruara, të arritshme dhe të përballueshme nga të gjithë, veçanërisht nga grupet në nevojë; QSHPZH ruan rolin e saj si lider në ofrimin e SHSR përmes shërbimeve cilësore dhe programeve të qëndrueshme.

Vlerat: vullnetarizmi, partneriteti, bashkëpunimi, përkushtimi, pasioni, diversiteti, llogaridhënia

Rreth projektit

Programi synon të trajtojë parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm (PVE) në gjashtë bashki në Shqipëri: Vlorë, Fier, Kavajë, Cërrik, Pogradec dhe Tiranë, përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe të bazuar në komunitet. Fokusi është te mbështetja e Qendrës CVE për të përmirësuar koordinimin dhe menaxhimin e përpjekjeve që lidhen me ekstremizmin e dhunshëm (VE) dhe riintegrimin dhe rehabilitimin (R&R). Ky program synon të ndërtojë qëndrueshmëri në komunitet dhe të promovojë kohezionin shoqëror duke rritur ndërgjegjësimin dhe zhvilluar kapacitetet e të rinjve përmes edukimit qytetar. Gjithashtu, do të organizojë aktivitete informuese me prindër, mësues, udhëheqës fetarë, gazetarë dhe OShC-të lokale për të promovuar demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut. 

Përveç kësaj, do të ofrojë aktivitete psikosociale, edukative dhe mirëqenieje për fëmijët e rikthyer dhe nënat e tyre në Tiranë, duke lehtësuar riintegrimin e tyre.

Detyrat dhe përgjegjësitë e ekspertit:

 –             Përgatitja e një plan komunikimi të përshtatur për gazetarët lokalë, si edhe për komunitetet fetare per te adresuar me mire fenomenet e ekstremizmit te dhunshem ne 4 zona te percaktuara

–              Pergatitja e nje database me te dhenat per komunitetet fetare, aktore lokale dhe te tjere te rendesishem ne lidhje me fenomenin e ekstremizmit te dhunshem.

–              Pergatitja e një Annex-i, me qëllim planifikimin e teknikave që do të përdoren per te realizuar kete plan.

–              Angazhimin e aktoreve kryesore ne bashkepunim me ACPD/ARSIS per nje qasje gjitheperfshirese ne realizimin me te mire te mundshem te kesaj qasje.

–              Komunikim i vazhdueshem dhe i rregullt me stafin  pergjegjes te ACPD ne lidhje me pergatitjen e planit te punes dhe zbatimin e tij

–              Raportim i rregullt per punen e bere dhe hartimin e raportit final ne shqip dhe anglisht  ne lidhje me planin e komunikimit, bazen e te dhenave  dhe aneksit sipas percaktimeve te ekspertizes.

–              Kontrata e sherbimit mes ekspertit dhe ACPD do te aplikohet sipas kodit te punes ne fuqi,politikes se ACPD si  dhe  kerkesave te projektit.

–              Kohezgjatja e kontrates eshte 2 muaj, 20 dite pune.

Eksperti pritet të dorëzojë si më poshtë:

  • Plan pune i detajuar, metodologji dhe afat kohor për caktimin.
    • Dokument hartimi të planit te komunikimit.
    • Dokument hartimi i bazës së të dhënave
    • Dokument i plotë i projektimit që përshkruan strukturën e bazës së të dhënave, fushat e të dhënave.
    • Raport i detajuar që përmbledh procesin, sfidat, mësimet e nxjerra dhe rekomandimet për përdorimin dhe mirëmbajtjen e ardhshme të bazës së të dhënave.

Kualifikime dhe eksperienca e punës:

  • Diplomë universitare në fushën e komunikimit/ gazetarisë/ shkencave sociale
    • Të ketë të paktën 5 vite ekspertizë në fushën e komunikimit
    • Të ketë aftësi të mira në shkrim raportesh
    • Të jetë njohës/e i/e mire i gjuhës angleze
    • Të jetë i/e rekomanduar nga dy punëdhënës, të cilët i njohin aftësitë profesionale dhe personale të kandidatit/es;

Koha e mundshme e fillimit të konsulencës është 20 Tetor 2024.

Procedura e Aplikimit:

Aplikantët e interesuar për të aplikuar për pozicionin e ekspertit duhet të dërgojnë me email:

  • Curriculum vitae (CV) në formatin Europass;
    • Letër motivimi ku të shpjegojnë, ndër të tjera, vizionin e tyre për këtë ekspertizë,  eksperiencat e mëparshme, si dhe ofertën financiare;
    • Letër rekomandimi prej një punë\dhënësi ose bashkëpunëtori të mëparshëm
    • Fotokopje të diplomës/ave universitare;
    • Dokumente të tjera mbështetëse mbi eksperiencën e mëparshme (certifikata, etj.).

Gjithë dokumentacioni i aplikimit duhet të dorëzohet në adresën e emailit: info@acpd.org.al deri në datën 30 Shtator 2024, mesnatë, me subjekt: Aplikimi për – Ekspert komunikimi per hartimin e nje plani komunikimi per ektremizmin e dhunshem me komunitetet fetare, aktoret lokale. Hartimi i nje baze te dhenash me aktoret kryesore perfshire komunitetet fetare.

Për shkak të kompleksitetit të studimit, kandidatët e zgjedhur  për ta kryer këtë detyrë mund të jenë më shumë se një.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit do të  kontaktohen.

Për autorin