Prezantimi i Guidës së Emergjencave në Perspektivën Gjinore
Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin në bashkëpunim me Qendrën Trokitja, degë e ACPD-së në Shkodër vuri në dispozicion përdorimin e “Guidës së Emergjencave me Perspektivë Gjinore” më 25 Korrik, në mjediset e Qendrës Rinore-Atelie për bashkinë Shkodër si shtojcë e Planit të Emergjencave Civile.
Guida ofron strategjitë dhe praktikat më të mira për të trajtuar krizat dhe emergjencat nga një perspektivë e ndjeshme gjinore, duke siguruar integrimin e parimeve gjinore në funksionin e pushtetit vendor.
Ky projekt u mbështet nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) , në kuadër të projektit “Strengthening Transparency and Accountability for Gender Equality in Western Balkans and Moldova (Gender Budget Watchdog Network, Phase II), financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillimin (ADA) dhe Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA).