“E ardhme Gjithëpërfshirëse – Një sipërmarrje Sociale dhe akses në Shëndet Publik për Romët dhe Egjiptianët në Shkodër”
Në kuadër të projëktit “E ardhme Gjithëpërfshirëse – Një sipërmarrje Sociale dhe akses në Shëndet Publik për Romët dhe Egjiptianët në Shkodër” qendra rinore Trokitje organizoi një vizitë studimore në Qendrën Aulona, Vlorë me 18 Dhjetor, 2024.
Ekipi i Trokitjes/ACPD, i cili përfshin 8 individë Egjiptianë tashmë të punësuar së bashku me koordinatoren e projektit u takuan me stafin drejtues, mjekësor dhe mbështetës të qendrës së Vlorës, që ka një përvojë të shquar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore që nga viti 1998.
Programi njëditor, pjesë e te cilit ishin sesioni i informimit dhe vizitat si në qendrat klinike ashtu edhe në ato të kujdesit për të moshuarit, zgjoi interesin e pjesëmarrësve të cilët morën informacion të vlefshëm për metodologjinë e ofrimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor si pjesë e zbatimit të projektit në territorin e bashkisë Shkodër dhe më specifikisht në rajonin 4.
Kjo vizitë studimore synoi në shkëmbimin e praktikave më të mira dhe përvojat në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe të kujdesit shëndetësor për komunitetin dukë përfshirë të gjitha grupmoshat në veçanti të rinjtë,të rejat, gratë në moshën riprodhuese dhe moshat e treta.
Vlera e këtij shkëmbimi qëndron në përvojën praktike të të mësuarit, duke mundësuar ekipit të riprodhojë këto praktika në Shkodër.