Shprehje interesi për ekspertë/e në kuadër të projektit “Strengthening Multi-agency local bodies and government institutions to deal with P/CVE and R&R”
Terma reference
Njoftim për Konsulencë
Pozicioni | Ekspert për hartimin e modulit të trajnimit mbi P/CVE dhe R&R dhe realizimin e trajnimeve me liderët fetarë. |
Projekti | Fuqizimi i Strukturave Lokale dhe Institucioneve Qeveritare për të parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm dhe për të mbështetur procesin e Rehabilitimit dhe Ri integrimit në Shqipëri” (EN: Strengthening Multi-Agency Local Bodies and Government Institutions to deal with P/CVE and R&R in Albania) |
Zonat e projektit | Pogradec, Cërrik, Kavajë, Fier, Vlorë dhe Tiranë |
Kohëzgjatja e projektit | 01 Gusht 2024 – 31 Korrik 2026 |
Lloji i kontratës | Kontratë Konsulence |
Data e fillimit | 1 Mars 2025 |
Qendra Shqiptare Per Popullsine dhe Zhvillimin kërkon të punësojë një ekspert për hartimin e modulit të trajnimit mbi P/CVE dhe R&R dhe realizimin e trajnimeve me liderët fetarë. ne zonat e percaktuara ne lidhje me fenomenin e ekstremizmit te dhunshem.
Ky projekt zbatohet nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, në bashkëpunim me Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht Nisma ARSIS) në bashkëpunim me Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe me mbështetjen financiare të programit Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF).
Rreth QSHPZH
Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar në janar të vitit 1993, e cila punon për përmirësimin e politikave, legjislacionit, të drejtën për informacion dhe shërbime për çështje që shqetësojnë popullatën dhe zhvillimin e saj, përfshirë shëndetin riprodhues.
Fushat kryesore të punës së saj:
Avokimi dhe monitorimi i legjislacionit, si dhe politikat e duhura lidhur me çështjet e popullsisë dhe shëndetësisë, përfshirë edhe shëndetin riprodhues.
Eliminimi i pengesave për pjesëmarrje të barabartë të burrave dhe grave në të gjitha aspektet e ekonomisë, politikës dhe të jetës sociale.
Parandalimi i dhunës me bazë gjinore dhe trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe sigurimi i mbrojtjes dhe shërbimeve për të mbijetuarit e dhunës.
Promovimi dhe sigurimi i aksesit të barabartë në informacion cilësor, edukim dhe shërbime të mundshme dhe të përballueshme, në veçanti për të rinjtë dhe grupet në nevojë.
Vizioni: Të gjithë njerëzit në Shqipëri janë të barabartë dhe të lirë të bëjnë zgjedhjet e tyre për shëndetin riprodhues dhe të gëzojnë mirëqenie fizike, mendore, shoqërore dhe ekonomike.
Misioni: T’u përgjigjemi nevojave në ndryshim të popullsisë për shëndetin riprodhues, të mbrojmë të drejtat e njeriut, duke përfshirë të drejtat seksuale dhe riprodhuese, si dhe të ofrojmë informacione e shërbime, veçanërisht për grupet në nevojë, të rinjtë dhe gratë.
Qëllimet: Qeveria Shqiptare miraton dhe zbaton politika kombëtare për SHSR dhe barazinë gjinore, ndërsa gratë dhe të rinjtë marrin pjesë aktivisht në vendimmarrje dhe politikë; Gratë, të rinjtë dhe grupet në nevojë fuqizohen për të kërkuar të drejtat e tyre, duke përfshirë SHSR si dhe përfshihen në proceset e nivelit qendror dhe vendor; Shërbimet cilësore SHSR janë të integruara, të arritshme dhe të përballueshme nga të gjithë, veçanërisht nga grupet në nevojë; QSHPZH ruan rolin e saj si lider në ofrimin e SHSR përmes shërbimeve cilësore dhe programeve të qëndrueshme.
Vlerat: vullnetarizmi, partneriteti, bashkëpunimi, përkushtimi, pasioni, diversiteti, llogaridhënia
Rreth projektit
Programi synon të trajtojë parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm (PVE) në gjashtë bashki në Shqipëri: Vlorë, Fier, Kavajë, Cërrik, Pogradec dhe Tiranë, përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe të bazuar në komunitet. Fokusi është te mbështetja e Qendrës CVE për të përmirësuar koordinimin dhe menaxhimin e përpjekjeve që lidhen me ekstremizmin e dhunshëm (VE) dhe riintegrimin dhe rehabilitimin (R&R). Ky program synon të ndërtojë qëndrueshmëri në komunitet dhe të promovojë kohezionin shoqëror duke rritur ndërgjegjësimin dhe zhvilluar kapacitetet e të rinjve përmes edukimit qytetar. Gjithashtu, do të organizojë aktivitete informuese me prindër, mësues, udhëheqës fetarë, gazetarë dhe OShC-të lokale për të promovuar demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.
Përveç kësaj, do të ofrojë aktivitete psikosociale, edukative dhe mirëqenieje për fëmijët e rikthyer dhe nënat e tyre në Tiranë, duke lehtësuar riintegrimin e tyre.
Detyrat dhe përgjegjësitë e ekspertit:
- Përgatitja e një moduli trajnimi për lidershipin fetar mbi rolin e tyre në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe promovimin e bashkëjetesës fetare.
- Zhvillimi dhe organizimi i 5 sesioneve trajnuese, 2 ditore me liderët fetarë në secilën nga bashkitë e përfshira në projekt.
- Identifikimi dhe përdorimi i praktikave më të mira për përfshirjen aktive të komuniteteve fetare në përpjekjet kundër ekstremizmit të dhunshëm.
- Hartimi i materialeve ndihmëse për trajnimet, duke përfshirë prezantime, manuale dhe udhëzues praktikë për liderët fetarë.
- Monitorimi dhe vlerësimi i ndikimit të trajnimeve dhe përgatitja e një raporti final ne shqip dhe anglisht mbi rezultatet dhe rekomandimet për vazhdimësinë e përpjekjeve në këtë fushë.
- Komunikim i vazhdueshem dhe i rregullt me stafin pergjegjes te ACPD ne lidhje me pergatitjen e planit te punes dhe zbatimin e tij
- Kontrata e sherbimit mes ekspertit dhe ACPD do te aplikohet sipas kodit te punes ne fuqi, politikes se ACPD si dhe kerkesave te projektit.
Eksperti pritet të dorëzojë si më poshtë:
- Moduli i trajnimit për liderët fetarë mbi parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe promovimin e bashkëjetesës fetare.
- Materiale trajnuese për liderët fetarë (prezantime, udhëzues, manuale etj.).
- Raport final mbi implementimin e trajnimeve, sfidat, mësimet e nxjerra dhe rekomandimet për të ardhmen.
Kualifikime dhe eksperienca e punës:
- Diplomë universitare në fushën e shkencave sociale ose fusha të ngjashme.
- Të ketë të paktën 5 vite ekspertizë në fushën e edukimit fetar, promovimit të tolerancës fetare dhe/ose punës me komunitetet në kontekste të ndjeshme.
- Eksperiencë në zhvillimin dhe realizimin e trajnimeve për liderët fetarë dhe komunitetet.
- Njohuri mbi P/CVE dhe proceset e R&R janë një avantazh i madh.
- Të ketë aftësi të mira në shkrim raportesh
- Të jetë njohës/e i/e mire i gjuhës angleze
- Të jetë i/e rekomanduar nga dy punëdhënës, të cilët i njohin aftësitë profesionale dhe personale të kandidatit/es;
Koha e mundshme e fillimit të konsulencës është 1 Mars 2025.
Procedura e Aplikimit:
Aplikantët e interesuar për të aplikuar për pozicionin e ekspertit duhet të dërgojnë me email:
- Curriculum vitae (CV) në formatin Europass;
- Letër motivimi ku të shpjegojnë, ndër të tjera, vizionin e tyre për këtë ekspertizë, eksperiencat e mëparshme, si dhe ofertën financiare;
- Letër rekomandimi prej një punë\dhënësi ose bashkëpunëtori të mëparshëm
- Fotokopje të diplomës/ave universitare;
- Dokumente të tjera mbështetëse mbi eksperiencën e mëparshme (certifikata, etj.).
Gjithë dokumentacioni i aplikimit duhet të dorëzohet në adresën e emailit: info@acpd.org.al deri në datën 20 Shkurt 2025, mesnatë, me subjekt: Aplikimi për – Ekspert për hartimin e modulit të trajnimit mbi P/CVE dhe R&R dhe realizimin e trajnimeve me liderët fetarë.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit do të kontaktohen.