Qendra Trokitja
15 Qershor, 2020 Komentet te Qendra Trokitja Janë të Mbyllura Qendra Trokitja ACPD

Qendra Rinore “Trokitje” u themelua në Maj 2001, si projekt i Qendrës Shqiptare për Planifikim Familjar, sot Qendra Shqiptare per Popullsi dhe Zhvillim, QSHPZH. Gjatë historikut të ekzistencës së saj Qendra Trokitje ka kontribuar në mirëqeverisje në nivel lokal, në fuqizimin e grave, të rinjve dhe organizatave të shoqërisë civile, përmirësimin e aksesit në kujdesin dhe të drejtat e shëndetit riprodhues dhe shërbimet sociale për gratë dhe të rinjtë shqiptarë.

Vlerat referente të qendrës

Solidaritet ndaj grupeve të margjinalizuara në shoqëri
Asistencë për grupe të tilla

MISIONI

Influencë në përmirësimin e shëndetin riprodhues dhe seksual duke reduktuar rrezikun ndaj STD, HIV-AIDS dhe parandalimin e shtatzënisë tek të rinjtë dhe ne veçanti të luftojë për balancë gjinore dhe integrimin e minoritetit dhe të grupeve në nevojë  nëpërmjet një vendimmarrjeje të përbashkët duke respektuar të drejtat e njeriut.

PROJEKTE TË ZBATUARA:

2001 – 2006    Zhvillim i edukatës seksuale ndërmjet të rinjve
2004 – 2005    Rritje e cilësisë së shërbimeve në qendrat e planifikimit familjar
2004 – 2005    Te rinjtë për të rinjtë Romë
2004 – 2005    Barazia gjinore dhe të drejtat e grave
2002 – 2003    Integrimi i Minoriteteve
2006 – 2007    Shërbime falas për planifikimin familjar për grupet e margjinalizuara në qytetin tonë
2006 – 2007    Program Lidershipi në mbështetje të grave shqiptare
2008-   2011    Rritje e shërbimeve miqësore për të rinjtë e Qendrës Trokitje
2009-  1010     Promovimi I barazisë gjinore nëpërmjet  ndërgjegjësimit publik   si dhe ngritje kapacitetesh e studentëve të shkollave të mesme dhe mësuesve në zonat rurale. (Koplik)
2011-2015       Për një përgjigje ndaj gjinisë dhe e stigmatizimit ndaj HIV / AIDS kundrejt popullatës kryesore
2017-2018       Projekti Speak it Out Loud2016-2018       Fuqizimi i të rinjve të veprojnë për të drejtat e tyre në zonat rurale në Shkodër dhe Tirane
2019-2020       Policia në shërbim të komunitetit për trajtimin dhe parandalimin e rasteve të dhunës në territorin e bashkisë Lezhë

Shërbime të ofruara në qendër kanë ndryshuar profil duke u përshtatur me ndryshimet e kohës dhe duke iu përgjigjur nevojave të të rinjve kryesisht po edhe te vajzave dhe grave si dhe djemve burrave.

Seminare mbi planifikimin familjar, sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.   
Këshillim ballë për ballë dhe këshillim në grup mbi Planifikimin Familjar dhe SST

Bibliotekë
Këshillim karriere
Internship
Kompjuter/ internet 
Printim
Fotokopje

Për autorin