Thirrje per Shprehje Interesi per Eksperte
8 Korrik, 2024 Komentet te Thirrje per Shprehje Interesi per Eksperte Janë të Mbyllura Publikime,Te rejat ACPD
PozicioniEkspert trajnues per zhvillimin e dy sesioneve trajnuese mbi zhvillimin personal dhe aftesite sociale, per komunitetet Rom dhe Egjiptian, dhe zhvillimin e nje kurrikule, me synim rritjen e kapaciteteve.  
ProjektiE ardhmja gjithëpërfshirëse – Një sipërmarrje sociale dhe akses në shëndetin publik për komunitetet Rome dhe Egjiptiane në Shkodër (EN: Inclusive Future – A Social Enterprise and Public Health Access for Roma and Egyptians in Shkodra)
Zonat e projektit             Shkodër
Kohëzgjatja e projektit01 Qershor 2024 – Maj 2025
Lloji i kontratës     Kontratë Konsulence
Data e fillimitTetor 2024

Qendra Shqiptare Per Popullsine dhe Zhvillimin kërkon të punësojë një ekspert për krijimin dhe përgatitjen e nje kurrikule trajnimi per rritjen e kapaciteteve si edhe zhvillimin e aftesive sociale dhe personale per komunitetet Rom dhe Egjiptian, si edhe zhvillimin e ketij trajnimi ne qytetin e Shkodres.

Ky projekt zbatohet nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (shkurtimisht OSFA).

Rreth QSHPZH

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar në janar të vitit 1993, e cila punon për përmirësimin e politikave, legjislacionit, të drejtën për informacion dhe shërbime për çështje që shqetësojnë popullatën dhe zhvillimin e saj, përfshirë shëndetin riprodhues.

Fushat kryesore të punës së saj:

Avokimi dhe monitorimi i legjislacionit, si dhe politikat e duhura lidhur me çështjet e popullsisë dhe shëndetësisë, përfshirë edhe shëndetin riprodhues.

Eliminimi i pengesave për pjesëmarrje të barabartë të burrave dhe grave në të gjitha aspektet e ekonomisë, politikës dhe të jetës sociale.

Parandalimi i dhunës me bazë gjinore dhe trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe sigurimi i mbrojtjes dhe shërbimeve për të mbijetuarit e dhunës.

Promovimi dhe sigurimi i aksesit të barabartë në informacion cilësor, edukim dhe shërbime të mundshme dhe të përballueshme, në veçanti për të rinjtë dhe grupet në nevojë.

Vizioni: Të gjithë njerëzit në Shqipëri janë të barabartë dhe të lirë të bëjnë zgjedhjet e tyre për shëndetin riprodhues dhe të gëzojnë mirëqenie fizike, mendore, shoqërore dhe ekonomike.

Misioni: T’u përgjigjemi nevojave në ndryshim të popullsisë për shëndetin riprodhues, të mbrojmë të drejtat e njeriut, duke përfshirë të drejtat seksuale dhe riprodhuese, si dhe të ofrojmë informacione e shërbime, veçanërisht për grupet në nevojë, të rinjtë dhe gratë.

Qëllimet: Qeveria Shqiptare miraton dhe zbaton politika kombëtare për SHSR dhe barazinë gjinore, ndërsa gratë dhe të rinjtë marrin pjesë aktivisht në vendimmarrje dhe politikë; Gratë, të rinjtë dhe grupet në nevojë fuqizohen për të kërkuar të drejtat e tyre, duke përfshirë SHSR si dhe përfshihen në proceset e nivelit qendror dhe  vendor; Shërbimet cilësore SHSR janë të integruara, të arritshme dhe të përballueshme nga të gjithë, veçanërisht nga grupet në nevojë; QSHPZH ruan rolin e saj si lider në ofrimin e SHSR përmes shërbimeve cilësore dhe programeve të qëndrueshme.

Vlerat: vullnetarizmi, partneriteti, bashkëpunimi, përkushtimi, pasioni, diversiteti, llogaridhënia

Rreth projektit

Programi synon të fuqizojë komunitetet e marginalizuara në qytetin e Shkodrës , duke krijuar një ndërmarrje sociale të qëndrueshme dhe duke përmirësuar aksesin në shërbimet shëndetësore publike. Projekti fokusohet në krijimin e një ndërmarrjeje sociale dhe sigurimin e aksesit në kujdesin shëndetësor për komunitetet Rome dhe Egjiptiane.

Projekti do të bazohet në Shkodër, me aktivitete të zhvilluara brenda komuniteteve Rome dhe Egjiptiane përmes qendrës Trokitja, degë e ACPD në Shkodër. Projekti ka për qëllim synon të adresojë pabarazitë socio-ekonomike dhe shëndetësore, me të cilat përballen komunitetet e marginalizuara në Shqipëri, duke nxitur përfshirjen dhe fuqizimin përmes zhvillimit inovativ të ndërmarrjeve sociale dhe përmirësimit të aksesit në kujdesin shëndetësor. Duke krijuar mundësi punësimi përmes ndërmarrjeve sociale dhe duke përmirësuar aksesin në shërbimet shëndetësore, projekti mbështet zhvillimin e qëndrueshëm dhe redukton pabarazitë.

Detyrat dhe përgjegjësitë e ekspertit:

 –             Përgatitja e një kurrikule trajnimi të përshtatur për anëtarët e komunitetve Rome dhe Egjiptiane me synim zhvillimin personal dhe aftësitë sociale.

–              Zhvillimi i këtij trajnimi përgjatë dy ditëve të ndryshme, me 15 anëtarë të komuniteteve Rome dhe Egjiptiane

–              Të zhvillojë një trajnim i cili përfshin elementë teorike, si edhe elementë interaktivë, në mënyrë që pjesëmarrësit të testojnë aftësitë e tyre praktike.

–              Angazhimin e aktorëve kryesorë ne bashkepunim me ACPD/OSFA për një qasje gjithëperfshirëse në realizimin më të mirë të mundshem të trajnimit, me qëllim rritjen e kapaciteteve.

–              Komunikim i vazhdueshem dhe i rregullt me stafin  pergjegjes te ACPD ne lidhje me pergatitjen dhe zbatimin e trajnimit.

–              Raportim i rregullt per punen e bere dhe hartimin e kurrikulës finale në shqip të përshtatur për komunitetet R&E, sipas percaktimeve të ekspertizes.

–              Kontrata e sherbimit mes ekspertit dhe ACPD do te aplikohet sipas kodit te punes ne fuqi,politikes se ACPD si  dhe  kerkesave te projektit.

Eksperti pritet të dorëzojë si më poshtë:

  • Kurrikul të detajuar për trajnimin, metodologji dhe afat kohor për caktimin.
    • Dokument hartimi të kurrikulës.
    • Materialet trajnuese.
    • Raport i detajuar që përmbledh procesin, sfidat, mësimet e nxjerra dhe rekomandimet për përdorimin dhe mirëmbajtjen e ardhshme të bazës së të dhënave.

Kualifikime dhe eksperienca e punës:

  • Diplomë universitare në fushën e komunikimit/ gazetarisë/ shkencave sociale ose fusha të ngjashme
    • Të ketë të paktën 5 vite ekspertizë në fushën e shkencave sociale
    • Të ketë aftësi të mira në shkrim dhe hartim trajnimesh
    • Të ketë aftësi të mira në trajnuese.
    • Të jetë i aftë të përshtasë komuniukimin me pjesëtarët e komuniteteve Rome dhe Egjiptiane
    • Të jetë njohës/e i/e mire i gjuhës angleze
    • Të jetë i/e rekomanduar nga dy punëdhënës, të cilët i njohin aftësitë profesionale dhe personale të kandidatit/es;

Koha e mundshme e fillimit të konsulencës është Tetor 2024.

Procedura e Aplikimit:

Aplikantët e interesuar për të aplikuar për pozicionin e ekspertit duhet të dërgojnë me email:

  • Curriculum vitae (CV) në formatin Europass;
    • Letër motivimi ku të shpjegojnë, ndër të tjera, vizionin e tyre për këtë ekspertizë,  eksperiencat e mëparshme, si dhe ofertën financiare;
    • Letër rekomandimi prej një punë\dhënësi ose bashkëpunëtori të mëparshëm
    • Fotokopje të diplomës/ave universitare;
    • Dokumente të tjera mbështetëse mbi eksperiencën e mëparshme (certifikata, etj.).

Gjithë dokumentacioni i aplikimit duhet të dorëzohet në adresën e emailit: info@acpd.org.al deri në datën 30 Shtator 2024, mesnatë, me subjekt: Aplikimi për Ekspert trajnues per krijimin e një kurrikule trajnuese dhe zhvillimin e një trajnimi për komunitetet Rome dhe Egjiptiane. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit do të  kontaktohen.

Për autorin