Workshop me Grupin Parlamentar Vullnetar për Popullsinë dhe Zhvillimin mbi Çështjet e Demografisë dhe Popullsisë në Shqipëri,me moderimin e z.Arjan Gjonca.
Diskutime mbi Migrimin, Censusin dhe Ndikimet Shoqërore në Shqipëri.
Në datën 4 & 5 Korrik, Grupi Parlamentar Vullnetar për Popullsinë dhe Zhvillimin në bashkëpunim me ACPD(Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin)dhe UNFPA zhvilluan një workshop për çështjet e Demografisë dhe Popullsisë në Shqipëri në ambientet e Kuvendit, me moderimin e z.Arjan Gjonca-Profesor i Demografisë-London School of Economics. Gjatë trajnimit u diskutua për çështjet e migrimit,censusit dhe ndikimet e tyre në strukturën e shoqërisë shqiptare. Në fund të trajnimit u dakordësua nevoja për të hartuar një “Policy Paper”, ku të paraqiten të gjitha sygjerimet mbi përmirësimin e gjendjes demografike në Shqipëri.
Për autorin