Tryeze Diskutimi: Prezantimi i Raportit të Buxhetimit të përgjigjshëm gjinor”
Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin në kuadër të projektit “Financimi i qëndrueshëm në Bashkinë Shkodër-Buxhetimi i përgjigjshëm gjinor për të trajtuar situatat e krizave dhe emergjencat”, më datë 27 Maj 2024 zhvilloi Tryezën e Diskutimit në sallën e Këshillit Bashkiak, Shkodër.
Të pranishëm në takim ishin nën/kryetarja e Bashkisë Znj. Teuta Qyteza, Znj.Elona Hoxha drejtore ekzektutive e Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin dhe Znj. Mirela Arqimandriti, drejtore ekzekutive e Qendrës “Aleanca Gjinore në Zhvillim”, të cilat përshëndetën takimin dhe theksuan rëndësinë e buxhetimit të përgjigjshëm gjinor në hartimin e buxhetit të bashkisë.
Gjatë takimit, u prezantua studimi “Buxhetimi i përgjigjshëm gjinor instrument për integrimin dhe fuqizimin e komunitetit” me anë të të cilit Znj. Raimonda Duka, eksperte e jashtme e angazhuar në projkt prezantoi përpara përfaqësuesve të njësive të qeverisjes vendore anëtarë të këshillit Bashkiak, organizatave dhe anëtarëve të komunitetit gjetjet dhe rekomandimet e tij.
Të pranishmit patën një bisedë konstruktive mbi gjetjet, të cilat do të formëzojnë raportin Watchdog.
Gjithashtu, gjatë takimit u bë prezantimi i Guidës së Emergjencave për Bashkinë e Shkodrës nga Znj. Sanie Hoxha, koordinatore e projektit. Një guidë, e cila merr parasysh sesi sfidat që dolën pas Covid-19 dhe ndryshimeve klimatike ndikojnë më shumë/më rëndë tek vajzat dhe gratë.
Pra prespektiva gjinore e pasqyruar në këtë guidë si dhe propozimi i një buxheti te përshtatshëm për të minimizuar risqet që vajzat dhe gratë kalojne në situata emergjente. Duhet theksuar qe guida nuk zëvëndëson Planin e Emergjencave Civile të Bashkisë, por është një shtojcë e tij. Në përmbushje të vete objektivave të GRB Network, qëllimi është të fusë parime të gender mainstreaming në funksionimin e pushtetit vendor.