Vizita e përfaqësuesve të lartë të Rrjetit Evropian IPPF në Ambasadën Hollandeze.
Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD) pati kënaqësinë të mirëpriste dy përfaqësues të lartë të Rrjetit Evropian të IPPF (International Planned Parenthood Federation): Z. Alvaro Bermejo, Drejtor i Përgjithshëm IPPF, dhe Micah Grzywnowicz, Drejtor Rajonal IPPF .Vizita nisi me një takim në Ambasadën Hollandeze me Ambasadorin z. Reinout Vos, ku u diskutua rëndësia e të drejtave të shëndetit seksual dhe riprodhues në Shqipëri.
Ky bashkëpunim i vazhdueshëm është një dëshmi e përkushtimit tonë të përbashkët për të garantuar qasje të barabartë dhe cilësore për çdo individ, veçanërisht për të rinjtë dhe grupet në nevojë.
Për autorin