Shprehje interesi për ekspertë/e në kuadër të projektit “Monitorimi i Buxhetimit Gjinor dhe Financimit të Ndryshimeve Klimatike në Bashkinë Shkodër.”
Terma reference
Njoftim për Konsulencë
Pozicioni | Ekspert për monitorimin e Buxhetimit Gjinor dhe Financimit të Ndryshimeve Klimatike në Bashkinë Shkodër. |
Projekti | “Monitorimi i Buxhetimit Gjinor dhe Financimit të Ndryshimeve Klimatike në Bashkinë Shkodër.” |
Zonat e projektit | Bashkia Shkodër |
Kohëzgjatja e projektit | 04 Shkurt 2024 – 03 Shkurt 2026 |
Lloji i kontratës | Kontratë Konsulence |
Data e fillimit | 10 Prill 2025 |
Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QShPZh) kërkon të angazhojë një konsulent/e
të jashtëm të buxhetimit gjinor për projektin “Monitorimi i Buxhetimit Gjinor dhe Financimit të Ndryshimeve Klimatike në Bashkinë Shkodër.”
Ky projekt zbatohet nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, në bashkëpunim me Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim dhe me mbështetjen financiare të Austrian Development Agency (ADA) dhe Swedish International Development Cooperation Agency (SIDA).
Rreth QSHPZH
Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar në janar të vitit 1993, e cila punon për përmirësimin e politikave, legjislacionit, të drejtën për informacion dhe shërbime për çështje që shqetësojnë popullatën dhe zhvillimin e saj, përfshirë shëndetin riprodhues.
Fushat kryesore të punës së saj:
Avokimi dhe monitorimi i legjislacionit, si dhe politikat e duhura lidhur me çështjet e popullsisë dhe shëndetësisë, përfshirë edhe shëndetin riprodhues.
Eliminimi i pengesave për pjesëmarrje të barabartë të burrave dhe grave në të gjitha aspektet e ekonomisë, politikës dhe të jetës sociale.
Parandalimi i dhunës me bazë gjinore dhe trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe sigurimi i mbrojtjes dhe shërbimeve për të mbijetuarit e dhunës.
Promovimi dhe sigurimi i aksesit të barabartë në informacion cilësor, edukim dhe shërbime të mundshme dhe të përballueshme, në veçanti për të rinjtë dhe grupet në nevojë.
Vizioni: Të gjithë njerëzit në Shqipëri janë të barabartë dhe të lirë të bëjnë zgjedhjet e tyre për shëndetin riprodhues dhe të gëzojnë mirëqenie fizike, mendore, shoqërore dhe ekonomike.
Misioni: T’u përgjigjemi nevojave në ndryshim të popullsisë për shëndetin riprodhues, të mbrojmë të drejtat e njeriut, duke përfshirë të drejtat seksuale dhe riprodhuese, si dhe të ofrojmë informacione e shërbime, veçanërisht për grupet në nevojë, të rinjtë dhe gratë.
Qëllimet: Qeveria Shqiptare miraton dhe zbaton politika kombëtare për SHSR dhe barazinë gjinore, ndërsa gratë dhe të rinjtë marrin pjesë aktivisht në vendimmarrje dhe politikë; Gratë, të rinjtë dhe grupet në nevojë fuqizohen për të kërkuar të drejtat e tyre, duke përfshirë SHSR si dhe përfshihen në proceset e nivelit qendror dhe vendor; Shërbimet cilësore SHSR janë të integruara, të arritshme dhe të përballueshme nga të gjithë, veçanërisht nga grupet në nevojë; QSHPZH ruan rolin e saj si lider në ofrimin e SHSR përmes shërbimeve cilësore dhe programeve të qëndrueshme.
Vlerat: vullnetarizmi, partneriteti, bashkëpunimi, përkushtimi, pasioni, diversiteti, llogaridhënia
Rreth projektit
Projekti “Monitorimi i Buxhetimit Gjinor dhe Financimit të Ndryshimeve Klimatike në Bashkinë Shkodër” do të fokusohet në vlerësimin e buxhetit të Bashkisë Shkodër për vitet 2024–2025, me fokus te qëndrueshmëria klimatike në lidhje me shpërndarjen e fondeve sipas programeve përkatëse, duke marrë parasysh përfituesit (burra dhe gra), ndikimin që këto programe kanë pasur, si dhe masën në të cilën janë marrë në konsideratë nevojat e tyre. Ky vlerësim do të shërbejë kryesisht për përfituesit finalë: gratë/vajzat dhe burrat/djemtë në Bashkinë e Shkodrës.
Profili i Ekspertit/es
Aplikanti/ja duhet të demonstrojnë njohuri të mira të buxhetimit gjinor në Shqipëri, parimeve
dhe terminologjisë të barazisë gjinore. Kandidatët duhet të jenë persona të orientuar drejt
rezultateve, duke demonstruar aftësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi në hartimin e raporteve
monitoruese.
Për t’u përzgjedhur aplikanti/ ja duhet të përmbushë kriteret e mëposhtme të përzgjedhjes:
Ekspert në ekonomi dhe cështjet gjinore:
- Diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë dhe i kualifikuar në cështjet që kanë të bëjnë me
cështjet gjinore (buxhetimin gjinor). - Mbi 5 vite experience në zhvillimin e analizave ekonomike
- Aftësi të mira komunikuese dhe kopetencë profesionale
- Shfaq aftësi analitike dhe aftësi në të shkruar
- Eksperiencë në analizën gjinore të Buxhetit të Bashkive
Aftësi gjuhësore:
Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze.
Afatet kohore:
Eksperti do të angazhohet për një numër të caktuar ditësh pune në varësi të vijueshmërisë së
monitorimit të Buxhetit gjatë periudhës Prill 20254- Dhjetor 2025.
Përshkrimi i Detyrave:
- Hartimi i raportit te monitorimit (watchdog report), për Bashkinë Shkodër.
- Vlerësimi i buxhetit të Bashkisë Shkodër për vitet 2024-2025.
- Identifikim dhe zbatim i indikatorëve te performancës me ndjeshmëri gjinore ne Bashkinë Shkodër.
- Hartimi I nje udhëzuesi praktik për Bashkinë Shkodër mbi buxhetimin gjinor.
- Raport përfundimtar me rezultatet dhe ndikimin e projektit.
Koha e mundshme e fillimit të konsulencës është data 10 Prill 2025.
Procedura e Aplikimit:
Aplikantët e interesuar për të aplikuar për pozicionin e ekspertit duhet të dërgojnë me email:
- Curriculum vitae (CV) në formatin Europass;
- Letër motivimi ku të shpjegojnë, ndër të tjera, vizionin e tyre për këtë ekspertizë,
eksperiencat e mëparshme, si dhe ofertën financiare;
- Letër rekomandimi prej një punë\dhënësi ose bashkëpunëtori të mëparshëm
- Fotokopje të diplomës/ave universitare;
- Dokumente të tjera mbështetëse mbi eksperiencën e mëparshme (certifikata, etj.).
Gjithë dokumentacioni i aplikimit duhet të dorëzohet në adresën e emailit: info@acpd.org.al deri në datën 01 Prill 2025, mesnatë, me subjekt: Aplikimi për – Ekspert për monitorimin e Buxhetimit Gjinor dhe Financimit të Ndryshimeve Klimatike në Bashkinë Shkodër.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit do të kontaktohen.