Nojftim per punesim – Menaxher/e finance
7 Shkurt, 2025 Komentet te Nojftim per punesim – Menaxher/e finance Janë të Mbyllura Publikime ACPD

POZICIONI I PUNËS: Menaxher/e finance

LLOJI I PUNËS: ME KOHË TË PLOTË

VENDODHJA: TIRANË

ORGANIZATA

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar në janar të vitit 1993, e cila punon për përmirësimin e politikave, legjislacionit, të drejtën për informacion dhe shërbime për çështje që shqetësojnë popullatën dhe zhvillimin e saj, përfshirë shëndetin riprodhues.

PËRSHKRIMI I POZICIONIT

Menaxheri/ja Financiar është përgjegjës për mbajtjen e shërbimeve financiare, të kontabilitetit, administrative dhe të personelit me qëllim për tju përgjigjur kërkesave ligjore dhe për të mbështetur veprimet kryesore të shoqatës.

Menaxheri/ja Financiar raporton tek Drejtori Ekzekutiv dhe është përgjegjës për përgatitjen e deklaratave financiare, mbajtjen e kontrollit të arkës, përgatitjen e payrollit dhe administrimin e personelit, blerjet, mbajtjen e llogarive të pagueshme dhe menazhimin e veprimeve të zyrës.

MENAXHIMI FINANCIAR

Duhet:

  • Të sigurojë që të mbahet sistem financiar i përshtatshëm, dhe që jane kryer  të gjithë procedurat dhe kontrollet.
  • Të menaxhojë llogaritë bankare, dhe të transferojë paratë ndërmjet zyrës qëndrore dhe degëve.
  • Të monitorojë cashflow, dhe të sigurojë që janë të disponueshme në bankë fonde të mjaftueshme.
  • Të bëjë pagesat dhe të marrë fonde sipas procedurave financiare:
  • Të përgatisë raportet e  kontabilitetit financiar mujor në fund të cdo muaji, dhe ti paraqesë ato tek Drejtori Ekzekutiv deri në javën e dytë të muajit në vijim.
  • Të përgatisë Raporte Financiare për takimet e Bordit.
  • Të monitorojë   situatën financiare, dhe të përgatisë raporte për fondet në bazë te kërkesave të shoqatës apo donatorëve.
  • Drejton auditime direkte që përfshijnë rishikimin e kontabilitetit dhe kontrolle administrative.
  • Përgatit buxhetet dhe llogaritë për donatorët, sic kërkohet. Ofron çdo informacion financiar, siç kërkohet, dhe i përgjigjet çdo pyetjeje në lidhje me financën.
  • Asiston në ndërrmarjen e çdo auditimi.
  • I ofron mbështetje stafit, dhe punon bashkërisht me ta për të siguruar që informacioni financiar është i detajuar dhe i përditësuar.
  • Kontrollon librin e arkës, dhe siguron që kontabiliteti dhe kodimi janë të detajuar.
  • Vazhdon të zhvillojë përmirësime në sistemin financiar, siç nevojitet.
  • Mbledh dhe ekzaminon dokumenta mbështetëse.
  • Siguron që dokumentat dhe firmat janë të vlefshme.
  • Përgatit mandat pagesa dhe merr mandat pagesa.
  • Mban registrin e paradhënieve, pagave, huave dhe likuiditeteve.
  • Përgatit pagesat mujore.
  • Përgatit çeqet/ urdhrat e pagesës dhe siguron shpërndarjen e duhur të tyre.

MENAXHIMI I AUTOMJETEVE

  • Siguron që zyra ka automjetet e përshtatshme sipas nevojave.
  • Ofron karburant për automjetin nëpërmjet sistemit të Vouçerave.
  • Vendos automjetin në dispozicion për udhëtime ( duke u siguruar që stafi merret dhe transportohet në mënyrën më efiçente të mundshme).
  • Siguron që marrëveshja me ofruesin e karburantit janë të vlefshme, e drejtë.
  • Përgatit raporte mujore të automjetit/ karburantit.

              DETYRA ADMINISTRATIVE

  • Menaxhon blerjen, shpërndarjen, përdorimin dhe riparimin e të gjitha pajisjeve të zyrës.
  • Siguron që të gjithë kompjuterat kanë software të përshtatshëm.
  • Siguron që procedurat e sigurisë janë zbatuar.
  • Siguron që ka akomodim dhe pasjisje për zyrën dhe nevojat rezidenciale dhe që ka një kontratë qeraje të vlefshme.
  • Mbikqyr të gjitha dosjet dhe shkresat  administrative dhe arkivën.
  • Siguron që shumica e angazhimeve financiare me palët e tjera mbulohet nga një marrëveshje e shkruar ligjore.
  • Ofron mbështetje për zyrën në të gjitha çështjet administrative.

      LOGJISTIKA

  • Organizon blerjen dhe shpërndarjen e mallrave për të mbështetur zyrën dhe punën e saj.
  • Merr dhe shpërndan mallra në mënyrë profesionale ( numëron mallrat dhe sigurohet që lista është e kompletuar).
  • Siguron që listat e inventarëve janë në rregull. ( shënime shpërndarjeje, letra inventaresh).
  • I ofron mbështetje zyrës për të gjitha çështjet logjistike.

    SPECIALIZIMET

Diplomë Universitare në :

  • Kontabilitet dhe financë
  • Biznes/ menaxhim
  • Ekonomiks

Një Kurs Pasuniversitar mund të jetë i dobishëm, por jo i detyrueshëm.

NJOHURITË

Ajo/ Ai duket të kenë njohuri në këto fusha:

  • Program kontabiliteti kompjuterik
  • Llogaritë ë pagueshme dhe të arkëtueshme
  • Sistemet e pagave dhe raportimi
  • Përgatitja e deklaratave financiare dhe procedurave
  • Përgatitja e raporteve financiare
  •  

Aftësi kompjuterike përfshirë aftësi analitike për të punuar në kompjuter dhe zgjidhje e problemeve me kontabilitetin.

ATRIBUTE PERSONALE

Ajo/ Ai duhet të ruajnë konfidencialitetin në kryerjen e detyrave të Financierit dhe duhet të demonstrojnë atributet personale që vijojnë:

  • Të jetë i/e ndershëm dhe i/e besueshëm
  • Të jetë i respektueshëm
  • Të ketë ndjeshmëri dhe ndërgjegje kulturore
  • Të jetë fleksibël
  • Të tregojë etikë pune të mirë.

Me qëllim aplikimin në këtë pozicion, kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si vijon:

  1. CV e kanditatit/es;
  2. Kopje te Diplomës, të shoqëruar me kopje të listës së notave të studimeve Bachelor;
  3. Çdo dokumentacion të nevojshëm që tregon kualifikimet e kandidatit/es dhe përvojat e mëparshme;
  4. Dëshmi penaliteti;
  5. Letër reference nga punëdhënës të mëparshëm

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar, të dërgojnë aplikimet e tyre në adresen e emailit: info@acpd.org.al, ose dorazi në adresën Bulevardi Gjergj Fishta, Nd.26, H.6, Ap.5, 1001, Tiranë, deri në datën 21 Shkurt 2025

Për autorin