TRYEZË DISKUTIMI,“SHËRBIMET E INTEGRUARA PËR MOSHËN E TRETË. EKSPERIENCA “SUKTH/BASHKIA DURRËS”
13 Korrik, 2023 Komentet te TRYEZË DISKUTIMI,“SHËRBIMET E INTEGRUARA PËR MOSHËN E TRETË. EKSPERIENCA “SUKTH/BASHKIA DURRËS” Janë të Mbyllura Blogu,Kreu,Publikime zNJBMyJz7D

Në datën 12 Korrik 2023, Qendra Shqiptare për Popullësinë dhe Zhvillimin organizoi Tryezën e Diskutimit, “Shërbimet e Integruara për Moshën e Tretë. Eksperienca “Sukth/Bashkia Durrës”

Kjo tryezë u realizua me mbështetjen teknike dhe financiare të UNFPA dhe ILO, në kuadër të ‘Askush Të Mos Mbetet Pas’, një Program i Përbashkët i Kombeve të Bashkuara që mbështet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), nën drejtimin e Znj. Elsona Agolli, analiste per Popullsine dhe Ceshtjet Gjinore, UNFPA dhe koordinuar nga ACPD, partnere zbatuese e UNFPA dhe Zhuljeta Harasani, Përfaqësuese e ILO në Shqipëri.

Takimi u hap me fjalën përshëndetëse të Drejtores Ekzekutive, Znj.Elona Gjebra Hoxha, e cila uroi mirëseardhjen dhe prezantoi eksperiencën e NJ.A Sukth, Bashkia e Durrësit si histori suksesi.

Qëllimi këtij aktiviteti ishte diskutimi i eksperiencës së Nj.A.Sukth, identifikimi i mundësive dhe sfidave si dhe nxitja e bashkive të vendit për të ndërtuar bazat e të dhënave të moshimit, mbështetur në eksperiencën e NJ.A.Sukth, Bashkia Durrës.

Në këtë tryezë diskutimi morën pjesë Drejtues dhe specialistë të institucioneve, përgjegjëse për hartimin e politikave, të institucioneve përgjegjëse për zbatimin e politikave në nivel qendror dhe lokal, të shërbimeve të kujdesit shëndetsor dhe të shërbimeve sociale në bashki.

Qendra Shqiptare për Popullësinë dhe Zhvillimin në bashkëpunim dhe me Qendren Ditore të të Moshuarve, Vlorë vijon punën për të avancuar aksesin e moshës së tretë në shërbimet e integruara.

Shfaqja Teatrale “Flag System”
Për autorin