Procedurat Standarte të Veprimit për Trajtimin e Rasteve të Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore
Pavarësisht sfidave të shkaktuara nga pandemia e COVID19, lufta ndaj dhunës në familje dhe dhunës më bazë gjinore ka vazhduar. Pas një periudhe të gjatë advokacie , në shkurt, 2020 u miratuan 3 Procedurat Standarde të Veprimit për trajtimin, minimizimin gjatë emergjencave Civile të dhunës në familje dhe dhunës më bazë gjinore nga ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe shoqëror në kuadër të bashkëpunimit si anëtarë të mekanizmit të koordinuar të referimit.
Procedurat Standarde të Veprimit adresojnë çështjet që duhet të njohin dhe hapat që duhet të ndjekin punonjëset dhe punonjësit e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, pavarësisht nëse janë shërbime parësore, dytësore apo të nivelit të tretë, si dhe ofruesit e kujdesit shoqëror. Shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe shoqëror në këtë rast janë parë si anëtarë të Mekanizmave të Koordinuar të Referimit (MKR) të rasteve të dhunës në familje në nivel vendor. Përgatitja e Procedurave Standarde të Veprimit për punonjëset dhe punonjësit e shërbimeve të kujdesit shëndetësor si dhe shoqëror dhe trajtimin e rasteve në mënyrë shumë-sektoriale të koordinuar shërben, ndër të tjera, edhe si mjet për fuqizimin dhe rritjen e efektivitetit të Mekanizimit të Koordinuar të Referimit në vend.
Procedurat Standarde të Veprimit (PSV) u përgatitën nën kujdesin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), me mbështetjen e Zyrës së UNFPA-së Shqipëri përmes organizatës së saj partnere në zbatim “Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin”