Ese: Dhuna
26 Nëntor, 2020 Komentet te Ese: Dhuna Janë të Mbyllura Blogu,Publikime,Qendra Aulona,Qendra Rinore “PO”,Qendra Trokitja,Te rejat ACPD

Frida Keqa

22 vjece nga Tirana

MSc, Administrim i Shërbimeve Sociale

Vullnetare e QSHPZH-së

 

E ulur përballë realitetit si përballë një filmi…
E meqë jemi dembelë, frikacake e te pandërgjegjshëm ,hajde merremi me çfarë na del përpara…për shembull me gratë. Hajde ti bashkohemi turmës me komente, me “like” e ofendime. Hajde ti rikthehemi prap batutave patriarkale si “gruaja, mollë e sherrit “apo perlave moderne “gruaja fut shejtanin ne shishe” Hajde ti fajësojmë gratë për plumbat e burrave e hajde të justifikojmë krimin me burrëri. Hajde të përmendim minifundin e vajzës, këmishën e zbërthyer jashtë normave apo provokimin me kast  .Hajde ta quajmë fajin Grua e viktimën Burrë.

Historikisht ,padrejtësi e qëllimtë, vajzat dhe gratë janë vënë në heshtje me fjalët “ti s’di, e ti s’do mundesh kurrë” në vend që të trajtoheshin dhe frymëzoheshin njerëzisht me pyetjen “ti çfarë mendon” e “ti do ja dalësh”. Ende sot ,gratë qortohen dhe përpunohen sikur të ishin fëmijë naivë brenda një trupi të rritur , me idenë irracionale që gruaja, në natyrë, ka lindur të udhëhiqet  dhe të udhëzohet nga një burrë. Gratë vazhdojnë të kërkojnë leje nga burrat që I rrethojnë …leje për të dalë , leje për të punuar, leje për të folur , leje për të ditur, leje për tu dukur të pavarura dhe të forta. Përsa kohe gratë do ndalohen ,kontrollohen dhe censurohen të flasin, të kundërshtojnë dhe të vendosin vetë  për veten dhe mbi veten , për aq kohë sa burrat do vazhdojnë të luajnë me historinë, ta shkruajnë e rishkruajnë në dëm të grave.
Gjinia është veçse një short natyror, një moment kaq rastësor e I pavarur nga vullneti I njeriut, sa do ishte çmenduri(dhe çmenduri është) ta kthejmë atë në një çmim matës lirie, në matës vlere, në avantazh.

Me shumë se njerëz , fatkeqësisht , ne funksionojmë si programe të mirëmenduara dhe është vërtet ofenduese , e padrejtë dhe mizorisht e padenjë se si jeta jonë përkufizohet vetëm nga një organ gjenital.

Prandaj, në një vend ku pretendohet se njerëzit vriten me një fjalë, një shikim, një vend në parkim, për një rryp toke a për hir të një VAJZE, në fakt nuk vret as fjala ,as shikimi, as parkimi, as toka e as vajza…vret burrëria dhe egoja e sëmurë e këtyre individëve që në një garë absurde të tipit “unë jam më shumë trim se ti” unë kam me shume muskuj se ti” apo “unë kam më shumë pushtet se ti” jetën e  vejnë të fundit në listë.

Nuk ka asgjë për të heshtur! Këtu ka shumë punë për tu bërë, shumë nevojë për vetulla të rrudhura e për zë të fortë…përndryshe historia do përsërisë veten, fajtorët e viktimat!!!

Për autorin