Jo më “Cherchez la femme”
26 Nëntor, 2020 Komentet te Jo më “Cherchez la femme” Janë të Mbyllura Blogu,IPPF,Publikime,Qendra Aulona,Qendra Rinore “PO”,Qendra Trokitja,Te rejat,UNFPA ACPD

Arjon Taipi

19 vjec, Tiranë

Studion për Marketing

Vullnetar pranë QSHPZH-së

 

Jo më “Cherchez la femme”

Kjo shprehje seksiste gjen përdorim në bisedat e sotme në mënyrë të konsiderueshme. Epo mbase jo pikërisht ajo francezja por përshtatje dhe përkthime gjejnë ende vend në zhargone. Në Shqipëri për shembull, kushdo që është rritur me filma si “Kapedani” ende qeshin dhe e konsiderojnë shprehjen aktuale.

Në qoftë se ndonjëri, nga kureshtja, vendos të kërkojë datën e origjinës së kësaj shprehje, ai ose ajo do të habitej. Kjo daton pas në 1864 kur Duma e përdori në novelën e tij “The Mohicans of Paris”. Është për t’u çuditur vetëm ta mendosh që një shprehje e tillë seksiste do të përdorej dhe 150 vite më pas sepse dikush do të mendonte se shoqëria përparon dhe lulëzon. Vetëm ta mendosh që është komike për baballarët shqiptar kur e dëgjojnë këtë shprehje pas gjithë këtyre viteve që filmi ka dalë është vërtetë e papërthithsme. Të jetosh në një shoqëri ku njerëzit mendojnë se janë më të zgjuar se të tjerët, më të fortë se të tjerët apo dhe më të mirë në përgjithësi se të tjerët vetëm prej një “gjendje” të cilën Zoti ia ka dhënë që mund të jetë raca, ngjyra apo gjinia është një mentalitet që duhet ndryshuar. Zoti, Natyra, Universi apo kushdo forcë e mbinatyrshme në të cilën besoni nuk mund të mallkojë apo bekojë dikë në lindje apo jo? A nuk është kjo ajo në të cilën njerëzit besojnë? A nuk mendoni se do të ishte e padrejtë në qoftë se do të kishit lindur të pafuqishëm ose jointeligjent? Sepse në fund të fundit këtë po pretendojnë njerëzit. Njerëzit besojnë se gratë nuk kanë fuqinë dhe integritetin të jenë “Burri i shtëpisë”. Njerëzit besojnë se gratë nuk janë inteligjente mjaftueshëm të drejtojnë një vend. Epo kemi shembuj te dukshëm që kjo nuk është e vërtetë. Në qoftë se do të jetonit në Gjermani me një lidere femër si Angela Merkel a do ta besonit vërtetë se gruaja juaj është e paaftë për shkak të gjinisë së saj?

Më shumë se fizikisht, dhemb mendërisht të rrihesh sepse kishe lindur një grua. Më shumë se fizikisht, dhemb mendërisht të kyçin gojën sepse kishe lindur një grua. Dhe në qoftë se kjo ka kuptim për njerëzit dhe në qoftë se ata mendojnë se kjo tingëllon si dije universale atëherë ata duhet të sillen sikur kuptojnë.

Për autorin