Rritja e mundësive për integrim në tregun e punës të të rinjve dhe familjeve në vështirësi ekonomike
Projekti: “Rritja e mundësive për integrim në tregun e punës të të rinjve dhe familjeve në vështirësi ekonomike”.
Periudha :2020 – 2022
Qëllimi:Rritja e kapaciteteve dhe fuqizimi i 60 të rinjve të grup moshës 16-29,të rinj pjesë e familjeve në vështirësi social-ekonomike, të rinj me prindër të papunë , të rinj që vijnë nga familje me një prind,të rinj pa kujdes prinderor dhe të larguar nga institucionet e kujdesit alternativ.
Të dhënat e fundit te Organizates Ndërkombëtare te Punës -ILO (2018) tregojnë se Shqipëria renditet e para në Evropë për papunësinë e të rinjve. Statistikat tregojne se 23.5% e popullsisë në qytetin e Vlorës, kryesisht të rinj, figurojnë të papunë, një e dhënë kjo me tendenc në rritje.
Situata është veçanërisht më e vështirë për të rinjt që ndodhen në kushte të vështira social-ekonomike.
Synimi kryesor i projektit eshte rritja e mundësive të punësimit të të rinjve nëpërmjet rritjes së njohurive, këshillim drejtpunësimit dhe lidhjen e të rinjve me mundësitë që ofron tregu i punës. Këto hapa do të mbështesin të rinjtë në përmirësimin e aftësive performuese,aftësitë sociale dhe ndërpersonale që i mundësojnë individit të meret në mënyrë sa me efektive me kërkesat dhe sfidat në vendin e punës dhe jetën e përditshme, rritja e vetëvlerësimit.
Për arritjen e qëllimit të projektit do të ndërmerren këto nisma:
[read_more id=”1″ more=”Read more” less=”Read less”]
- Vlerësimi i nevojave individuale të secilit pjesëmarrës, hartimi i planit individual të zhvillimit shoqëruar me mbështetje psiko-sociale.
- Mbajtja e 12 seancave trajnuese për 60 të rinj përfitues, nga të cilët 40% do të jenë përfituese femra.Seancat trajnuese përbëhen nga 2 Module.
Moduli-1ështëAftësi për Jetën dhe përfshin:aftësitë ndërpersonale, komunikimi efektiv,faktorët që ndikojne në sukses, barazia gjinore, vendosja dhe arritja e qëllimeve, menaxhimi i konflikteve dhe zgjidhja e problemeve, njohuri financiare.
Moduli-2 është Punësueshmëria dhe përfshin Job Skills: teknikat për kërkimin e vëndit të punës, pasqyrimi personal i pikave të forta dhe aftësive të punës, përshtypja e mire në vendin e punës, menaxhimi i kohës në mënyrë efektive, parashikimi i sfidave dhe gjetja e zgjidhjeve, etika, të drejtat dhe detyrimet në vendin e punës.
Nënshkrimi i të paktën i 5 marrëveshjeve me kompanitë dhe bizneset private që ofrojnë punësim. Do të sigurohet ndërmjetësimi për punësimin e të rinjve që mbarojnë trajnimet, kurset dhe praktikat profesionale te mbeshtetura nga ky projekt.
[/read_more]