Deklarata e UNFPA për koronavirusin e ri (COVID-19) dhe Shtatzënitë
UNFPA, agjencia e Kombeve të Bashkuarapër (KB) për shëndetin riprodhues dhe seksual, po monitoron nga afër dhe po punon me partnerë, qeveri dhe agjenci të Kombeve të Bashkuara (KB) për të adresuar shpërthimin e sëmundjes së re koronavirus (COVID-19), e cila është shpallur një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).
UNFPA është duke punuar për të siguruar që informacione të sakta t’u jepen grave të moshës riprodhuese dhe grave shtatzëna për masat paraprake ndaj infeksionit, rreziqet e mundshme dhe si të kërkojnë kujdes mjekësor në kohë.
“Ndërsa frika dhe pasiguria janë përgjigje të natyrshme ndaj koronavirusit, ne duhet të udhëhiqemi nga fakte dhe informacione të ngurta,” tha Dr. Natalia Kanem, Drejtore Ekzekutive e Fondit për Popullsinë të KB (UNFPA). “Ne duhet të qëndrojmë së bashku në solidaritet, të luftojmë stigmën dhe diskriminimin, dhe të sigurohemi që njerëzit të marrin informacionin dhe shërbimet që u duhen, veçanërisht gratë shtatzëna dhe gratë me gji.”
Shëndeti seksual dhe riprodhues është një çështje e rëndësishme e shëndetit publik gjatë epidemive, dhe shtatzënia e sigurt dhe lindja e fëmijëve varet nga funksionimi i sistemeve shëndetësore dhe respektimi i rreptë i masave paraprake të infeksionit.
Meqenëse shpërthimi i COVID-19 mund të krijojë shqetësime specifike midis grave shtatzëna, UNFPA do të donte të ndante një sintezë të provave të kufizuara mbi rreziqet për këtë grup, si dhe masat parandaluese dhe terapitë mbështetëse të rekomanduara.
Deri më tani, nuk ka asnjë provë shkencore në lidhje me rritjen e ndjeshmërisë së grave shtatzëna ndaj COVID-19. Sidoqoftë, shtatzënia sjell ndryshime fizike që mund t’i bëjnë disa gra shtatzëna më të ndjeshme ndaj infeksioneve virale të frymëmarrjes. Gratë shtatzëna me sëmundje të frymëmarrjes duhet të trajtohen me përparësi maksimale për shkak të rritjes së rrezikut të rezultateve jo të favorshme.
Gratë shtatzëna duhet të ndërmarrin të njëjtat veprime parandaluese për të shmangur infeksionin e rekomanduar njelloj si për të gjithë të rriturit, siç është shmangia e kontaktit të ngushtë me këdo që kollitet dhe teshtin, të lajë duart shpesh me sapun dhe ujë ose të fshij duart me higjenizues me bazë alkooli, të mbulojë gojën dhe hundën me gropën e bërrylit kur kollitet dhe teshtin, dhe të gatuajë tërësisht me bazë mishi dhe vezë. Të gjitha veprimet e rekomanduara janë në dispozicion në faqen e internetit të OBSH.
Në këtë kohë, ende nuk ka një vaksinë për të parandaluar ose trajtuar për të kuruar virusin, por rekomandohet trajtim për simptomat. Trajtimi për gratë shtatzëna me infeksion të dyshuar ose të konfirmuar COVID-19 duhet të sigurohet me terapitë mbështetëse të rekomanduara nga OBSH për pacientët e rritur në konsultim të ngushtë me Obstetër/ Gjinekologun e tyre.
Gratë që ushqejnë foshnjën me gji nuk duhet të ndahen nga të porsalindurit e tyre, pasi nuk ka prova që tregojnë se viruset e frymëmarrjes mund të transmetohen përmes qumështit të gjirit, sipas UNICEF. Nëna mund të vazhdojë ushqyerjen me gji, për sa kohë që zbatohen masat paraprake të nevojshme më poshtë:
- Duhet të mbajnë një maskë kur janë pranë fëmijës (përfshirë gjatë ushqyerjes), të lajnë duart para dhe pas kontaktit me fëmijën (përfshirë ushqyerjen) dhe të pastrojnë / dezinfektojnë sipërfaqet e ndotura.
- Nëse nëna është shumë e sëmurë për të ushqyer me gji, ajo duhet të inkurajohet të shprehë qumështin që mund t’i jepet fëmijës në një filxhan dhe / ose lugë të pastër – duke u siguruar që më parë të vendosi maskën, të lajë duart ve para dhe pas kontaktit me fëmijën dhe të pastrojnë / dezinfektojnë sipërfaqet e ndotura.
Sigurimi i shëndetit mendor dhe mbështetjes psikosociale për individët e prekur, familjet, komunitetet dhe punonjësit e shëndetit është një pjesë kritike e përgjigjes.
UNFPA qëndron me komunitetet e prekura, veçanërisht gratë dhe vajzat më të rrezikuara, mbrojtja dhe nevoja shëndetësore e të cilave duhet të jenë në qendër të përpjekjeve për reagim. Ne jemi duke punuar me stafin tonë në të gjithë botën për të rishikuar gatishmërinë tonë të brendshme, si dhe angazhimin tonë me partnerë, qeveri dhe komunitete që ne shërbejmë për të parandaluar dhe reaguar ndaj epidemisë.