COVID-19 dhe HIV-Material nga UNFPA
12 Qershor, 2020 Komentet te COVID-19 dhe HIV-Material nga UNFPA Janë të Mbyllura Te rejat ACPD

SITUATA:

COVID19 kërcënon grupet më të margjinalizuara dhe ata me mundësi më të pakta. Sistemet e mbingarkuara të kujdesit shëndetësor në EECA (shumë prej të cilave janë në fazat e reformës ose tranzicionit) dhe ndërprerja në rritje në zinxhirët e furnizimit mjekësor mund të kenë një efekt shkatërrues në parandalimin dhe trajtimin e HIV, veçanërisht ndërmjet e popullatave kyçe, LGBTI dhe grupeve të tjera më të rrezikuara që për shkak të stigmës së vazhdueshme dhe diskriminimit, u mungon aksesi i duhur në kujdesin shëndetësor.

Aktualisht, nuk ka evidence të forta që personat që jetojnë me HIV të cilët janë duke marrë rregullisht ART (me ngarkesë virale të padukshme) kanë një rriskë më të madhe për tu prekur nga COVID-19. Ashtu si në popullatën e përgjithshme, të moshuarit që jetojnë me HIV por dhe me probleme të zemrës ose mushkërive kanë një rrezik më të lartë për të marrë virusin dhe për paraqitur simptoma më serioze.

Në të njëjtën kohë, pandemia ndikon në sistemet e kujdesit shëndetësor dhe zinxhirët e furnizimit të tyre, duke çuar në mungesa dhe ndërprerje me medikamentet ART që janë jetike dhe jetë shpëtuese për personat që jetojnë me HIV. Ndërprerja ose mbarimi I ART i vë të gjithë ata që varen nga trajtimi i vazhdueshëm në rrezik të zhvillimit të komplikacioneve që rrisin rrezikun e tyre të kontraktimit me COVID-19 me pasoja të rrezikshme për jetën.

Masat për të mos u prekur nga virusi, siç janë bllokimet dhe kufizimet e lëvizjes, gjithashtu mund të kenë efekte të paqëllimshme dhe të padëshiruara për njerëzit që jetojnë me HIV.

Kur filloi shpërthimi i COVID-19 në Kinë, UNAIDS bëri një studim ndërmjet personave që jetojnë me HIV për të dëgjuar nevojat e tyre. Sondazhi zbuloi se COVID-19 ka një ndikim të madh në jetën e njerëzve që jetojnë me HIV pasi ata fillojnë të përjetojnë sfida në marrjen e ilaçeve të rimbursueshme.

Gjetjet kryesore nga anketimi i personave me HIV pozitiv në Kinë:

  • 32.6% ishin në rrezik për tu përfunduar medikamentet e HIV për shkak të bllokimeve dhe kufizimeve të lëvizjes.
  • 48.6% raportuan se nuk e dinin se ku do të merrnin ilaçeve të rimbursuara të radhës.
  • 90% dëshironin më shumë detaje në lidhje me masat specifike mbrojtëse për njerëzit me HIV;
  • Gati 33% raportuan se ndjeheshin të shqetësuar dhe kishin nevojë për mbështetje psikosociale gjatë shpërthimit;
  • Më shumë se 60% thanë se nuk kishin mjaftueshëm mjete mbrojtëse, të tilla si maska për fytyrën dhe dezinfektues.

Rrjeti Global i Personave që Jetojnë me HIV (GNP +) ka publikuar mësimet e dala nga reagimi i vazhdueshëm i HIV-it për COVID-19 duke theksuar ndërtimin e aftësive përballuese të komunitetit dhe sigurimin e një sërë veprimesh specifike të menjëhershme për rrjetet e aktivistëve shëndetësorë që punojnë në HIV përreth globit: https://www.gnpplus.net/lessons-learnt-from-the-hiv-response-for-covid-19-building-community-resilience/

GFATM publikoi një udhëzim të ri për t’u dhënë mundësi vendeve që të forcojnë reagimin e tyre ndaj COVID-it të ri, duke përdorur fondet ekzistuese në një mënyrë të shpejtë dhe pragmatike. Udhëzimi i lejon vendet të ri-programojnë fondet nga grantet e tyre ekzistuese (deri në një kufi prej 5% të vlerës totale të grantit) për përgjigjen COVID-19: https://www.theglobalfund.org/en/news/2020-03-04-global-fund-issues-new-guidance-in-response-to-covid-19/

Në EECA ka tashmë shembuj të suksesshëm të ri-programimit të GFATM për përgjigjen ndaj COVID-19 siç është: Bjellorusia, Gjeorgjia, Kirgistani dhe Moldavia. (më shumë rreth ri-programimit mund të gjendet në këtë lidhje: https://www.theglobalfund.org/en/news/2020-03-20-global-fund-supports-11-countries-in-response-to-covid-19/).

BURIMET MË TË FUNDIT TË NËVOJSHME:

UNAIDS dhe OBSH kanë zhvilluar një informacion cilësor për HIV dhe COVID-19:

CFARË MUND TË BËJMË?

Në partneritet me agjencitë e tjera të KB, aktorët e shtetit dhe OSHC:

Monitoroni nga afër zhvillimet në zinxhirët lokalë të furnizimit për të siguruar që furnizimet thelbësore mjekësore (përfshirë ART) të vazhdojnë të arrijnë tek njerëzit që kanë nevojë për to.

  • Mbështetni partnerët lokalë për të siguruar që njerëzit që jetojnë me HIV të kenë qasje të besueshme në ilaçet për trajtim. Tani është urgjente që të gjitha vendet të zbatojnë udhëzimet aktuale për trajtimin e HIV nga Organizata Botërore e Shëndetit https://www.who.int/hiv/pub/arv/chapter4.pdf, duke siguruar që shumica e njerëzve që jetojnë me HIV u jepen për tre muaj ose më shumë ilaçet e tyre. Kjo do t’i lejojë njerëzit të mbajnë regjimin e trajtimit të pandërprerë dhe pa pasur nevojë të rrisin rrezikun për ekspozim ndaj COVID-19 gjatë marrjes së ilaçeve të tyre.
  • Mbështetni (si pjesë e Ekipit të Përbashkët) mekanizmin e CCM për të siguruar ri-programimin e shpejtë të granteve aktuale të Fondit Global. Avokaci për të siguruar që popullatat kryesore dhe grupet e tjera më të rrezikuara të kenë përparësinë e duhur në programimin e ri.
  • Punoni me partnerët lokalë në shpërndarjen e informacionit të mundshëm për parandalimin, veçanërisht të destinuar për njerëzit që jetojnë me HIV, grupet kyce të popullsisë dhe ata me mundësi të pakta.
  • Një mësim kryesor nga përgjigja e SIDA-s është se stigma dhe diskriminimi nuk janë vetëm të gabuara, por edhe kundër produktive, si për shëndetin e vetë individit, ashtu edhe për rezultatet e shëndetit publik në përgjithësi. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mbështetni fushatat për të zvogëluar stigmën dhe diskriminimin me të cilin përballen personat e prekur nga COVID-19. Vëmendje e veçantë duhet të përqendrohet në popullsitë kryesore, Popullatat kyçe të rinjve dhe komunitetin LGBTI si dhe grupet më të prekshme dhe të stigmatizuar të popullatës.
  • Masat qe po përdoren ndaj COVID-19 duhet të përdorin mësimet e marra nga lufta ndaj HIV. Kjo përfshin mbështetjen e shoqërisë civile dhe rrjeteve të komunitetit, ndërtimin e kapaciteteve dhe rezistencës së tyre, dhe dëgjimin e njerëzve të prekur nga virusi dhe vendosjen e besimit dhe komunikimit midis njerëzve të prekur dhe autoriteteve shëndetësore.
Për autorin