Le ta sfidojmë stigmën ndaj abortit dhe të ndërmarrim veprime
12 Qershor, 2020 Komentet te Le ta sfidojmë stigmën ndaj abortit dhe të ndërmarrim veprime Janë të Mbyllura Blogu,IPPF ACPD

Periudha: 2019 – 2021

Qëllimi: Publiku i gjerë, qeveria, politikëbërësit dhe media njohin mundësinë e abortit të sigurt dhe ligjor si një e drejtë njerëzore e grave në Shqipëri.

Iniciativa do të përfshijë stafin dhe vullnetarët nga planifikimi në zbatim dhe M&V e aktiviteteve . Ata do të punojnë në lidhje me përgatitjen e eventeve, si dhe në rolin e folësit në adresimin e diskutime dhe qëndrime negative të pjesëmarrësve në lidhje me abortin nga perspektiva e barazisë gjinore dhe të drejtave njerëzore.

Strategjitë që do të përdorë projekti janë: Sensibilizimi i komunitetit për uljen e stigmës së abortit; trajnimi i siguruesve të kujdesit shëndetësor për të siguruar shërbime të abortit pa stigma dhe avokim tek vendimarrësit (MSHMS për të avancuar përpjekjet për rritjen e aborteve të sigurta për gratë përmes regjistrimit të Mifepristone)

Objektivat e projektit:

  • Forcimi i mbështetjes drejt abortit të sigurt, ligjor dhe pa stigma midis anëtarëve të komunitetit, mediave dhe vendimmarrësve në Tiranë dhe Vlorë dhe mobilizimi i tyre për të ndërmarrë veprime deri në vitin 2019
  • Rritja e aksesit në shërbimet e abortit pa stigma të ofruara nga QSHPZH dhe sektori shëndetësor publik dhe privatë në Tiranë dhe Vlorë.
Për autorin