Përparimi i mësimeve të nxjerra pas 2 vjetësh nga zbatimi i Programit Kombëtar të depistimit të Kancerit të Qafës së Mitrës në Shqipëri
Periudha kohore: 2020-2022
Kjo iniciativë synon të ndihmojë gratë, 30-59 vjeç, të kenë akses në Programin Kombëtar të Depistimit të Kancerit të Qafës së mitrës dhe të jenë të vetëdijshëm për shërbimet e ofruara nga Institucionet Shëndetësore Shtetërore për të përdorur shërbimet e shëndetit publik.
27650 Gratë janë testuar gjatë dy viteve të para (13800 në 2019 dhe 13850 në 2020) të programit kombëtar të depistimit të kancerit të qafës së mitrës. Prevalenca e HPV+ ndërmjet moshës 45 dhe 49-vjeç është gati 6%. Numri i grave që janë testuar është ende i ulët dhe përfaqëson vetëm 40% të targetit të synuar.
Situata pandemike e shkaktuar nga COVID19 shkaktoi një ndërprerje të programit të depistimit për Kancerin e qafës së Mitrës gjatë izolimit dhe shpërndarja e kiteve për HPV ishte një sfidë. Instituti i Shëndetit Publik me mbështetjen e UNFPA CO dhe koordinimin e Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, gjatë qershorit, filloi shpërndarjen e KITEVE. Në të njëjtën kohë, një grup i përbërë nga ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik trajnoi pikat fokale të dedikuar programit në çdo Njësi Vendore të Kujdesit Shëndetësor me rekomandime të reja për këtë vit të zbatimit të programit.
Objektivat e projektit janë:
[read_more id=”1″ more=”Read more” less=”Read less”]
- Rritja e ndërgjegjësimit të shoqërisë dhe politikëbërësve për nevojën e përfshirjes së më shumë grave në programin kombëtar, dhe rritja e mbështetjes (Objektivi afatgjatë: Rritja e testimit nga 13,800 në vit në 30,000 gra të testuara për HPV brenda 3 viteve)
- Brenda vitit 2021 do të fillojë procesi i krijimit të një baze me të dhëna për gratë që janë HPV + dhe do të punohet për të krijuar një regjistër kolposkopie kushtuar këtij procesi.
- Ndërtimi i kapaciteteve të ofruesve të kujdesit shëndetësor, përfshirë gjinekologun, mamitë dhe mjekët e familjes, në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës me fokus në testin e vetë-marrjes së mostrave të HPV dhe ndjekjen.
- Do të krijohet dhe përdoret një bazë e të dhënave për gratë që rezultojnë HPV + dhe një regjistër kolposkopie, i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
- 3000 fletëpalosje do të përgatiten, dizenjohen, shtypen dhe shpërndahen
- Dy fushata informuese do të dizenjohen dhe zbatohen duke arritur 1000 anëtarë të komunitetit.
- Një mekanizëm raportimi për bazën e të dhënave të grave HPV + dhe një regjistër kolposkopie do të krijohet.
- 4 klinika të lëvizshme do të ofrojnë shërbime HPV në Tiranë, Vlorë dhe Shkodër. 80 gra do të arrihen nga klinikat lëvizëse.
- 20 e-Poster do të përgatiten dhe shpërndahen në Mediat Sociale.
- Një video informuese për gratë HPV + do të përgatitet dhe shpërndahet në rrjetet sociale.
- 10000 gra do të arrihen me mesazhe pozitive përmes mediave sociale dhe mediave tradicionale.
- 4568 shërbimet e kancerit të qafës së mitrës do të ofrohen në Tiranë dhe Vlorë përmes Klinikave Statike dhe klinikave të lëvizshme.
Për autorin