THIRRJEJE PËR OFERTË
Informacion mbi dorëzimin e ofertave
1. Projekti: Strengthening Multi-Agency Local Bodies and Government Institutions to deal with P/CVE and R&R in Albania
2. Objekti i kontratës: Ofrimi i shërbimit të akomodimit
3. Autoriteti Kontraktor: Qendra Shqiptare për Popullsinë dheZhvillimin (ACPD)
4. Afati për aplikim: 20/12/2025 ora 23:59
5. Përshkrimi i shërbimit
Qëllimi i kësaj thirrjeje për ofertë është përzgjedhja e njësubjekti që do të ofrojë shërbimin e akomodimit në kuadër tëprojektit “Strengthening Multi-Agency Local Bodies and Government Institutions to deal with P/CVE and R&R in Albania”, për mbështetjen e zbatimit të aktivitetit OTPB-2.018 – Aktivitet ndërgjegjësues për komunitetin lokal, bazuar nëPlanin e Komunikimit, duke përdorur kanale të ndryshmekomunikimi.
Shërbimi i akomodimit do të mbështesë zhvillimin e 13 takimeve, të cilat do të organizohen gjatë periudhës janar – qershor 2026, në bashkitë Vlorë, Pogradec, Cërrik, Fier dheKavajë.
Shërbimi parashikon akomodimin e 3 pjesëmarrësve përsecilin takim, sipas kalendarit të aktiviteteve të projektit.
Lista e shërbimeve të kërkuara:
• Ofrimi i akomodimit për 3 pjesëmarrës për secilin nga 13 takimet;
• Akomodimi të ofrohet në Vlorë, Pogradec, Cërrik, Fierdhe Kavajë, sipas planifikimit të aktiviteteve;
• Dhoma teke ose dyshe në struktura akomoduese tëlicencuara;
• Mëngjesi i përfshirë në çmim;
• Disponueshmëri sipas datave që do të komunikohenparaprakisht nga ACPD.
6. Kërkesat teknike
• Subjekt juridik i regjistruar dhe i autorizuar për të ofruarshërbime akomodimi në Shqipëri;
• Përvojë në ofrimin e shërbimeve të akomodimit përinstitucione, organizata ose projekte;
• Disponueshmëri për ofrimin e akomodimit në një ose mëshumë nga qytetet e kërkuara;
• Struktura akomoduese të pajisura sipas standardeve në fuqi.
7. Procedura e aplikimit
Ofertat duhet të dorëzohen në gjuhën shqipe ose angleze, me email në adresën info@acpd.org.al ose në kopje fizike nëadresën:
Bul. Gjergj Fishta, Pallati 26, Hyrja 2, Apartamenti 5, Kodi Postar 1001, Tiranë, Shqipëri.
Dokumentet e kërkuara:
• Oferta financiare në ALL, duke specifikuar çmimin përperson/natë;
• Përshkrim i shkurtër i subjektit dhe përvojës në ofrimin e shërbimeve të akomodimit;
• Informacion mbi strukturat akomoduese të ofruara dheqytetet ku ofrohet shërbimi.
8. Kriteret e vlerësimit
Ofertat do të vlerësohen bazuar në kriteret e mëposhtme:
• Plotësimi i kërkesave minimale teknike të përcaktuara nëkëtë thirrje për ofertë;
• Dorëzimi i një aplikimi të plotë brenda afatit të përcaktuar;
• Ofrimi i çmimit më të favorshëm ekonomik brenda buxhetittë parashikuar;
• Disponueshmëria dhe cilësia e shërbimit të akomodimit nëqytetet e kërkuara gjatë periudhës së zbatimit.
Plotësimi i të gjitha kërkesave minimale është i domosdoshëm, por jo i mjaftueshëm. Përparësi do t’u jepet ofertave që ofrojnëkombinimin më të mirë të cilësisë, disponueshmërisë dhe kostos.
9. Dorëzimi i ofertës
Aplikimet duhet të dorëzohen në gjuhën shqipe ose anglezepranë, Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, me email në adresën info@acpd.org.al ose në kopje fizike nëadresën:
Bul. Gjergj Fishta, Pallati 26, Hyrja 2, Apartamenti 5, Kodi Postar 1001, Tiranë, Shqipëri.
Ofertat duhet të dorëzohen brenda afatit të përcaktuar në pikën 4të këtij dokumenti
