Qendra Shqiptare për Popullsisë dhe Zhvillimin (ACPD), me mbështetjen e SAAF organizoi një takim me gazetarë të mediave kombëtare.
11 Nëntor, 2025 Komentet te Qendra Shqiptare për Popullsisë dhe Zhvillimin (ACPD), me mbështetjen e SAAF organizoi një takim me gazetarë të mediave kombëtare. Janë të Mbyllura Publikime,Te rejat ACPD

Qendra Shqiptare për Popullsisë dhe Zhvillimin (ACPD), me mbështetjen e SAAF organizoi një takim me gazetarë të mediave kombëtare, ku u zhvillua një diskutim i hapur mbi rolin e medias në ofrimin e informacionit korrekt dhe të paanshëm për çështjet e shëndetit dhe të drejtave seksuale e riprodhuese, rëndësinë e qasjes etike dhe të ndjeshme në trajtimin e temave që, vështirësitë që hasin gazetarët në sigurimin e informacionit, si dhe nevojën për rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi këto çështje.

 Në përfundim të takimit, gazetarët intervistuan Drejtoren Ekzekutive të ACPD, znj. Elona Gjebrea. Ajo theksoi se studimet tregojnë se shumë të rinj përdorin metoda kontraceptive pa këshillimin e mjekut, dhe në disa raste sigurojnë pilula për abortin mjekësor ndërkohë që këto barna ende nuk janë të licencuara në Shqipëri.

Këto çështje u pasqyruan gjerësisht në media, me artikuj të publikuar në gjashtë prej mediave kryesore kombëtare.

Për autorin
Privacy Policy