Java Europiane e Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës
14 Shkurt, 2024 Komentet te Java Europiane e Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës Janë të Mbyllura Publikime ACPD

Në kalendarin e datave të vitit 2024 java e tretë e këtij muaji, 15-21 Janar, është konsideruar si Java Europiane e Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës.
Në rang global, Kanceri i Qafës së Mitrës mban vendin e katërt për tipin e kancerit të hasur më shpesh te gratë me 604 000 raste të reja në vitin 2020.
Kanceri i qafës së mitrës është një nga format më të parandalueshme dhe më të trajtueshme të kancerit, megjithatë ai mbetet një nga shkaqet më të zakonshme të vdekjes për gratë.

Rritja e ndërgjegjësimit dhe kontrollet e vazhdueshme janë hapa të rëndësishëm në parandalimin e kësaj sëmundje.

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin me dy Klinika Gjinekologjike ka qenë dhe mbetet gjithmonë në shërbim dhe mbështetje të kësaj kauze.

Me moton ndërkombëtare të këtij viti:
“Mëso, Parandalo, Kontrollo!”

☎️Kontakti i Klinikave Gjinekologjike:

📍Klinika Vlorë
Telefon: •033224531
Adresa: •Lagjja 29 Nentori, Rruga Dede Ahmet Amataj, Cerdhja 15, kati 2të Vlorë
📍Klinika Tiranë
Telefon: •0683725722
Adresa: •Bulevardi: “Gjergj Fishta”,
Kompleksi “Tirana 2000”, Kulla 8, Kati 2
Tirane, Shqipëri

Për autorin