Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore – 18 Dhjetor 2023
14 Shkurt, 2024 Komentet te Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore – 18 Dhjetor 2023 Janë të Mbyllura Publikime ACPD

Në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës ndaj grave, në datë 18 Dhjetor 2023, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mblodhi Këshillin Kombëtar të Barazisë Gjinore, ku Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin u thërrit në rolin e vëshguesit.

Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të ministrive, përfaqësuesve të Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile takimi u përshëndet nga vetë ministrja znj. Albana Koçiu .

Drejtoresha e QSHPZH, znj. Elona Hoxha, përfaqësoi qendrën në këtë takim dhe mbajti fjalën e saj në lidhje me nevojën e mbështetjes së shoqërisë civile për mekanizmat e referimit kombëtar, duke përmendur veçanërisht rastet pozitive të Bashkisë Vlorë dhe Bashkisë Pogradec me nismën e tyre për të përfshirë institucionet fetare në këto mekanizma.

Për autorin