Takim mbi Shërbimet e Integruara për Moshën e Tretë
Më 11 Dhjetor 2023 u realizua nga ACPD me mbështetjen teknike dhe financiare të UNFPA dhe ILO, një tryezë diskutimi me përfaqësues të:
Bashkive Tiranë, Klos, Durrës, Kolonjë, Vlorë, Gjirokastër dhe Librazhd, mbi Shërbimet e Integruara për Moshën e Tretë dhe shtrirjen e mundshme të një projekti mbi këtë target grup në bashkëpunim me njësitë e shërbimit social në bashki të ndryshme për vitin 2024.
Ky takim është një vijim nga Projekti Pilot i Sukthit, i cili është një histori suksesi, dhe nga u mor shtysa për ta shtrirë këtë projekt dhe në bashkitë e tjera.
Falenderojmë të gjitha bashkitë pjesëmarrëse për interesin dhe angazhimin e treguar si dhe dy ekspertet që drejtuan tryezën: Znj. Arlinda Ymeraj dhe Znj. Albana Ahmeti.
Për autorin