Takim mbi mbarëvajtjen e ‘Programit Kombëtar të Depistimit të Kancerit të Qafës së Mitrës’
6 Shkurt, 2024 Komentet te Takim mbi mbarëvajtjen e ‘Programit Kombëtar të Depistimit të Kancerit të Qafës së Mitrës’ Janë të Mbyllura Publikime ACPD

Gjatë muajit Dhjetor u zhvillua takimi mbi mbarëvajtjen e “Programit Kombëtar të Depistimit të Kancerit të Qafës së Mitrës”.

Ky aktivitet u organizua nga Instituti i Shëndetit Publik me mbështetjen e ACPD dhe UNFPA .
Të pranishëm ishin mbi 40 koordinatorë të këtij programi në nivel të NJVKSH. Nën drejtimin dhe moderimin e dr. Alban Ylli dhe Dr. Kozeta Filipi u adresuan të gjitha çështjet për diskutim dhe problematikat e parashtruara nga të ftuarit.

Pjesë e panelit ishin edhe Drejtoresha e ACPD Znj. Elona Hoxhaj dhe Znj. Dorina Tocaj nga UNFPA.

Falenderojmë gjithashtu për pjesëmarrjen e veçantë Znj. Ketrin Zeno, drejtoreshë e Kujdesit Shëndetësor Parësor dhe e Politikave të Shëndetit Publik, pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Për autorin