Në ambientet e Iliria Boutique Hotel, në datën 1 Dhjetor, ACPD organizoi një tryezë diskutimi me grupin e punës për insitucionalizimin e platformës ViC.
Kjo platformë vjen në formën e një website online të ideuar për të trajnuar punonjësit e shëndetit mbi Çështje të Planifikimit Familjar, financuar nga UNFPA.
Në takim ishin prezent përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, Departamenti ligjor; Universiteti Elbasan; përfaqësues të telemedicinës, përfaqësues të Agjensisë së Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësorë, përfaqësues të UNFPA dhe ACPD dhe ekspertë të fushës.
Ky takim konsistoi në një përmbledhje të programit, punës së realizuar deri më tani me platformën ViC dhe iniciativës për insitutcionalizimin e platformës.
Falenderojmë të gjithë të ftuarit për bashkëpunimin!
Për autorin