Mundësi Bashkëpunimi: Ekspert në monitorinim e analizën gjinore të Buxheteve Bashkiake
13 Dhjetor, 2023 Komentet te Mundësi Bashkëpunimi: Ekspert në monitorinim e analizën gjinore të Buxheteve Bashkiake Janë të Mbyllura Publikime ACPD

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QShPZh) kërkon të angazhojë një konsulent/e
të jashtëm të buxhetimit gjinor për projektin “Financimi i qëndrueshëm në Bashkinë Shkodër-
Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor për të trajtuar situatat e krizave dhe emergjencat”

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) është një organizatë jofitimprurëse,
e themeluar në janar të vitit 1993, e cila punon për përmirësimin e politikave, legjislacionit, të
drejtën për informacion dhe shërbime për çështje që shqetësojnë popullatën dhe zhvillimin e saj,
përfshirë shëndetin riprodhues.

Projekti “Financimi i qëndrueshëm në Bashkinë Shkodër-Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor
për të trajtuar situatat e krizave dhe emergjencat”
ka për qëllim të vlerësojë në mënyrë të
drejtë dhe të barabartë ndikimin e buxhetimit tek gratë dhe vajzat dhe të promovojë financimin e
qëndrueshëm për t’iu përgjigjur situatave emergjente në një këndvështrim të ndjeshëm gjinor.

Profili i Ekspertit/es

Aplikanti/ja duhet të demonstrojnë njohuri të mira të buxhetimit gjinor në Shqipëri, parimeve
dhe terminologjisë të barazisë gjinore. Kandidatët duhet të jenë persona të orientuar drejt
rezultateve, duke demonstruar aftësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi në hartimin e raporteve
monitoruese.

Për t’u përzgjedhur aplikanti/ ja duhet të përmbushë kriteret e mëposhtme të përzgjedhjes:
Ekspert në ekonomi dhe cështjet gjinore:

  1. Diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë dhe i kualifikuar në cështjet që kanë të bëjnë me
    cështjet gjinore
  2. Mbi 5 vite experience në zhvillimin e analizave ekonomike
  3. Aftësi të mira komunikuese dhe kopetencë profesionale
  4. Shfaq aftësi analitike dhe aftësi në të shkruar
  5. Eksperiencë në analizën gjinore të Buxhetit të Bashkive

Aftësi gjuhësore:

Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze.

Afatet kohore:

Eksperti do të angazhohet për një numër të caktuar ditësh pune në varësi të vijueshmërisë së
monitorimit të Buxhetit gjatë periudhës Janar 2024- Prill 2024.

Përshkrimi i Detyrave:

  1. Studimi dhe analizimi i dokumentave strategjik social – ekonomik të Bashkisë Shkodër
    dhe analizimi i shpenzimeve të buxhetit 2023-2024, raporte dhe statistika në nivel
    vendor, etj.
  2. Hartimi i një raporti monitorimi watchdog për Bashikë Shkodër.
  3. Hartimi i guidës orientuese për si të menaxhojmë krizat dhe emergjencat që do të
    shërbejë si (udhërrëfyes) material mbështetës për trajtimin e krizave/emergjencave, duke i
    marrë parasysh impaktet që këto kriza kanë mbi gratë dhe vajzat.

Aplikimi dhe Afatet

Aplikimi duhet derguar ne gjuhen angleze ne adresen: info@acpd.org.al me dokumentat e
poshtë renditura të bashkëngjitura:

  1. Letër motivimi
  2. CV e aplikantit
  3. Publikime të përgatitura nga eksperti dhe që ka lidhje me Buxhetimin gjinor.

Afati i fundit per aplikim eshte 29 dhjetor 2023

Për autorin