Monitorimi i takimeve për këshillimin me publikun për diskutimin e Projektbuxhetit 2023 dhe programit Buxhetor afatmesëm 2024-2026, të Bashkisë Shkodër.
11 Tetor, 2023 Komentet te Monitorimi i takimeve për këshillimin me publikun për diskutimin e Projektbuxhetit 2023 dhe programit Buxhetor afatmesëm 2024-2026, të Bashkisë Shkodër. Janë të Mbyllura Publikime ACPD

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin në kuadër të projektit “Financimi i qëndrueshëm në Bashkinë Shkodër-Buxhetimi i përgjigjshëm gjinor për të trajtuar situatat e krizave dhe emergjencat” nisi monitorimet e takimeve me komunitetin për realizimin e buxhetimit me pjesëmarrje në Bashkinë Shkodër.

Takimet u mbajtën më 10 Tetor 2023 pranë Njësisë Administrative Rrethina, Pult, Shalë dhe Shoshë si dhe njësisë Administrative Ana e Malit. Qëllimi i monitorimit të takimeve është që procesi i miratimit të buxhetit të vlerësohet nga këndvështrimi gjinor.

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin do të vijojë monitorimet e konsultimeve publike në Njësitë e tjera Administrative sipaskalendarit të publikuar nga Bashkia.

Ky projekt po zbatohet me suportin e Agjencisë Austriake për Zhvillim, Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar dhe Qendrës “Aleanca Gjinore për Zhvillim”

Për autorin