1 Tetori, dita Botërore e të Moshuarve
6 Tetor, 2023 Komentet te 1 Tetori, dita Botërore e të Moshuarve Janë të Mbyllura Publikime ACPD

ACPD ishte pjesëmarrëse ne seancën dëgjimore, e cila u zhvillua nga Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, me rastin e 1 Tetorit, ditës Botërore të të Moshuarve.

Dy anëtare te stafit te ACPD, ishin pjesëmarrëse, duke ngritur zërin për situatën e te moshuarve ne vend, duke u bazuar ne eksperiencën e fituar prej projektit “Shërbime te integruara për moshën e trete”, te cilin po e realizojmë ne bashkëpunim me UNFPA, ILO dhe Kryqin e Kuq. U theksuan gjetjet e projektit si edhe rekomandime mbi atë çfarë ne mund te realizojmë, ne mënyre qe situata aktuale e te moshuarve të përmirësohet.

Sipas gjetjeve te këtij projekti rezulton se ka mundësi për te ofruar shërbime për te moshuarit, por do duhej një regjistrim i menjëhershëm i te moshuarve dhe nevojave te tyre specifike, ne te gjitha bashkitë e vendit, ne mënyre qe te krijohet një panorame sa me e qarte e situatës aktuale dhe se si ne mund te asistojmë sa me mire.

Për autorin