Trajnim i mbajtur nga ‘Akademia Amerikane e Pediatrisë’ – 11-15 Dhjetor 2023
ACPD pati kënaqësinë të organizonte në datat 11-15 Dhjetor, 3 cikle trajnimesh të mbajtura nga “Akademia Amerikane e Pediatrisë” me tematika : “Të ndihmojmë të voglin të marrë frymë” dhe “Reanimimi neonatal”, me mbështetjen e LDSC dhe UNFPA.
Me rreth 150 pjesëmarrës, këto trajnime kishin në fokus mjekë dhe infermierë, dhe kishin për qëllim përmirësimin e aftësive të tyre gjatë lindjeve, në rastet e komplikacioneve.
Falenderojmë veçanërisht trajnuesit: z. John Golden dhe z. George Bennet për kontributin e tyre!
Në muajt në vijim do të këtë gjithashtu aktivitete “follow up”, ku mjekët dhe infermierët e trajnuar do të zhvillojnë seanca trajnuese në institucionet ku ata aktualisht zhvillojnë aktivitetin e tyre.
Për autorin