VEND VAKANT – ANETAR I BORDIT
15 Qershor, 2023 Komentet te VEND VAKANT – ANETAR I BORDIT Janë të Mbyllura Publikime ACPD

Pozicioni:  Anëtarë Bordi

Organizata: Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QShPZh)

Vendndodhja: Tirane, Shqiperi

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QShPZh) hap thirrjen per vende vakante, respektivisht tre (3) Anëtarë Bordi, të cilët kanë përgjegjësinë maksimale në zbatimin dhe përmbushjen e detyrave dhe kompetencave të shprehura në nenin 10 të Statutit të Shoqatës QShPZh “Kompetencat dhe Detyrimet e Bordit Ekzekutiv” i renditur më poshtë.

Bordi Ekzekutiv përfaqëson organin që harton politikat e Shoqatës. Me përjashtim të  kompetencave dhe detyrimeve që u njihen antarëve, Bordi Ekzekutiv gëzon kompetenca të plota, në përputhje me këtë Statut të marrë të gjitha masat që ai i quan të përshtatshme për të përmbushur objektivat e Shoqatës.

Midis të tjerash:

a.         Të zhvillojë politikat që do t’i parashtrohen për shqyrtim Asamblesë së Përgjithëshme të Antarëve që të:

i. të miratojë të gjitha planet e punës dhe buxhetin,

ii. Të miratojë Raportin Vjetor,

iii. Të aprovojë çdo amendament që i behet Statutit  të propozuar nga Bordi Ekzekutiv;

iv. Të propozojë ndryshimet lidhur me masën e kuotizacionit;

ivv. Të emërojë çdo vit auditorët e jashtëm;

ivv. Të miratojë llogaritë e audituara.

b.         Të ngrejë të komisione të përhershme, të posaçme, apo të tjera, si edhe nën-komisione që ai i quan të përshtatshëm dhe që lejohen nga rregulloret edhe të vendosë për përbërjen; funksionimin dhe procedurat e emërimit apo të zgjedhjes në këto komisione;

c.         Të shqyrtojë dhe të miratojë raporte që përgatiten nga Shoqata, komisionet e përhershme, të posaçme, apo nga komisionet e tjera;

d.         Të marrë dhe të rishikojë raportet vjetore e të tjera si edhe propozimet për veprim që vijnë nga zyrat qëndrore;

e.         Të monitorojë dhe të shqyrtojë zbatimin e programit dhe buxhetit vjetor të punës që është aprovuar dhe kur është e përshtatshme, të shohë mundësinë dhe të miratojë ndryshimet e tyre;

f.          Të shqyrtojë dhe, nëse është me vend, të pranojë kërkesat e kandidatëve për antarsim në shoqatë;

g.         Të shtyrtojë dhe, nëse bihet dakort që një gjë e tillë është me vend, të miratojë pezullimin, dëbimin e antarëve të Shoqatës;

h.         Të vendosë rreth afateve dhe kushteve të shërbimit të Drejtorit Ekzekutiv;

i.          Të shqyrtojë dhe të miratojë raportet e Drejtorit Ekzekutiv;

j.          Të jetë i i gatshëm të këshillohet me Drejtorin Ekzekutiv;

k.         Të emërojë dhe pushojë nga puna Drejtorin Ekzekutiv.

l.          Të shqyrtojë, ndryshojë, apo të rishikojë kushtet e shërbimit të Stafit: rregullat financiare dhe rregulloret, si edhe të gjitha procedurat e tjera që kërkohen për një drejtim të mirë të punës së Shoqatës;

m.        Të zgjedhë midis antarëve të Bordit Ekzekutiv apo Asamblesë së Përgjithshme të Antarëve që kanë të drejtën e votës antarët që do të përfaqësojnë Shoqatën në Këshillin Rajonal të IPPF-së.

Në pozicionin e Anëtarit të Bordit Ekzekutiv të Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QShPZh) deklarojë përmbushjen me përgjegjësi të kompetencave dhe detyrimeve si pjesë e Bordit Ekzekutiv në përputhje me Statutin e Shoqatës 

Përvojë dhe Kualifikimet: 

• Master shkencor në Shëndetësi, Shkencat Shoqërore, Shkencat Ekonomike ose fusha të tjera të lidhura; 

• Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe udhëheqëse dhe aftësi për të zhvilluar dhe mbajtur marrëdhënie efektive pune me anëtarët e tjerë të stafit (bashkëpunëtorët) dhe palë të treta; 

• Përvoja në punën me komitete; 

• Zotërim i shkëlqyeshëm i gjuhës së shkruar dhe të folur shqipe, idealisht edhe anglisht. 

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar kërkohen të aplikojnë duke dorëzuar:

  1. një letër motivuese që tregon interesin dhe motivimin tuaj,
  2. një CV të rëndësishëm dhe të lidhur me kërkesën. Ju lutemi, ndihuni të lirë të përfshini çdo dokument tjetër që mendoni se është relevant. 

Vetëm kandidatët që paraqesin të gjitha dokumentet e mësipërme do të merren në shqyrtim.

Ju lutemi të dërgoni paketën tuaj të plotë të aplikimit me titullin “Anëtar Bordi Aplikimi” në adresën info@acpd.org.aljo më vonë se 29 Qershor 2023. Para se të aplikoni, ne inkurajojmë kandidatët të konsultohen me faqen zyrtare të Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillim (acpd.org.al) për të njohur me punën tonë. 

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillim pranon diversitetin në rekrutimin e saj, duke mirëpritur individë të të gjitha besimeve, etniciteteve, gjinive dhe orientimeve seksuale të aplikojnë.

Për autorin