“PREZANTIMI DHE RRITJA E KAPACITETEVE PËR PËRDORIMIN E SISTEMIT FLAMUR”
Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin me mbështetjen e IPPF-it në kuadër të projektit “Flag System” përmbylli me sukses ciklin e trajnimeve me personelin arsimor në qytetin e Korcës dhe në institucionet arsimore të zonave rurale nga qyteti i Elbasanit dhe i Durrësit,
“Flag System” është krijuar nga Qendra Flamandre e Ekspertizës për Shëndetin Seksual –Sensoa me qendër në Bruksel. Ky sistem është një metodë për këdo që punon me të rinjtë dhe fëmijët për t’i ndihmuar ata të interpretojnë sjelljen seksuale të pa (pranueshme) në një mënyrë asnjanëse dhe objektive për të reaguar sic duhet.
“Flag System” ndihmon profesionistë, të cilët punojnë me fëmijët dhe të rinjtë të jenë më të aftë në vlerësimin dhe përballjen me sjelljen seksuale të fëmijëve dhe të rinjve.