16 Ditët e Aktivizmit – Video Mesazh nga Dr. Elona Hoxha Gjebrea
12 Dhjetor, 2022 Komentet te 16 Ditët e Aktivizmit – Video Mesazh nga Dr. Elona Hoxha Gjebrea Janë të Mbyllura Blogu,Qendra Aulona,Qendra Rinore “PO”,Qendra Trokitja,Te rejat Durim Tabaku

Përshëndetje,

Unë jam Dr. Elona Hoxha, Drejtore Ekzekutive e Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, një organizatë jo-qeveritare dhe jo-fitimprurëse, e themeluar si një organizatë vullnetare. Qendra jonë punon për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së njerëzve, veçanërisht shtresave të margjinalizuara dhe në nevojë.

16 Ditët e Aktivizmit synojnë t’i japin fund dhunës ndaj grave dhe vajzave në mbarë botën nëpërmjet fushatave.

Jemi në një situatë ku më shumë së 1 në 3 gra përjetojnë gjatë jetës së tyre dhunë me bazë gjinore, më shume se 5% e grave dhe vajzave çdo ore vriten nga një pjesëtar i familjes dhe më pak se 40% e grave që përjetojnë dhunë e denoncojnë atë.

Gjatë 25 nëntorit deri më tani QSHPZH me degët e saj në Shkodër (Qendra Trokitja) dhe Vlorë (Qendra Aulona) ka zhvilluar dhe do të zhvilloje një sërë projektesh të dedikuara kësaj fushate dhe jo vetëm në këtë periudhë, pasi puna jonë është e vazhdueshme për të eliminuar dhunën e çdo forme, veçanërisht ajo me bazë gjinore.

Ne në Qendrën rinore PO ofrojmë përveç shërbimeve gjinekologjike falas për çdo të re, edhe shërbime ligjore dhe psikologjike.

Ju ftoj të flisni kundër dhunës, të denonconi ngacmimet seksuale dhe të sfidoni normat mbi maskulinitetin. Le të krijojmë një shoqëri ku të rinjtë tanë të duan të jetojnë dhe ndërtojnë të ardhmen e tyre! Duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur gratë dhe vajzat tona, të veprojmë të gjithë së bashku!

Për autorin