“THUAJA VETES” – Mesazh i fortë informues dhe edukues për shëndetin riprodhues të të rinjve
Ky aktivitet, i cili u zhvillua në datën 8 dhjetor, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, bëri së bashku mbi 30 të rinj nga Tirana, Vlora dhe Shkodra. Ai u hap me një shfaqje teatrale, e cila përcolli mesazhe të forta për edukimin seksual gjithëpërfshirës, aksesin e të rinjve në informacion dhe shërbime të shëndetit riprodhues. Teatri u pasua nga një ekspozitë me mesazhe kyçe, ku të rinj pjesëmarrës ndan komentet e tyre.
“Sa më të informuar të jenë të rinjtë, aq më shumë zgjedhje të informuara dhe të shëndetshme do të bëjnë për shëndetin e tyre,”- tha një i ri pjesëmarrës në këtë aktivitet.
“Ku ka më bukur sesa nëpërmjet artit të marrim mesazhe të tilla sensibilizuese,” shtoi një e re pjesëmarrëse.
Eventi u mbyll me një numër koreografik që synoi përcjelljen e këtyre mesazheve nëpërmjet gjuhës së trupit dhe muzikës. Ky event u realizua në kuadër të projektit “Zëri i të Rinjve, Zgjedhjet e të Rinjve”, mbështetur nga Merck nëpërmjet Programit Merck for Mother, koordinuar nga Zyra Rajonale e Federatës Ndërkombëtare të Planifikimit Familjar dhe zbatuar nga 5 shtete të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë).