IPPF – 70 VJET KUSHTUAR SHËNDETIT SEKSUAL DHE RIPRODHUES
Federata Ndërkombëtare e Planifikimit Familjar (IPPF), organizata më e madhe në botë për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese (SRHR), festoi ditëlindjen e saj të 70-të më 25-30 nëntor 2022 në Bogota, Kolumbi. Në Asamblenë e Përgjithshme mori pjesë edhe Drejtoresha Ekzekutive e QSHPZH-së, Dr. Elona Hoxha Gjebrea.
IPPF u themelua në vitin 1952 në një akt solidariteti ndërkombëtar mes tetë organizatave kombëtare të planifikimit familjar. Tani një rrjet prej më shumë se 108 shoqatash të pavarura anëtare që punojnë në mbi 140 vende në mbarë botën, në 70 vitet e fundit IPPF ka lënë gjurmë në botë, duke ofruar shërbime SHSR me cilësi të lartë dhe duke ndihmuar në transformimin e ligjeve dhe politikave në të gjithë globin.
Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin është krenare që është anëtare e IPPF që nga viti 1996 dhe e vetmja organizatë e akredituar nga kjo federatë ndërkombëtare.