Trupi im, e drejta ime
Në Ditën Botërore të Shëndetit Seksual (#WorldSexualHealthDay), Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin i bashkohet UNFPA/Shqipëri dhe UN Women në fushatën “Trupi im, e Drejta ime”. Kjo fushatë që tashmë ka mbërritur edhe në vendin tonë është një nismë e re arti, që synon të rrisë ndërgjegjësimin për lirinë e zgjedhjes, barazinë gjinore, dhunën me bazë gjinore dhe anti-diskriminimin.
QSHPZH beson se çdo person ka të drejtë të vendosë nëse do të bëjë seks, kur dhe me kë të bëjë seks. Kjo është një e drejtë që duhet respektuar.
Bashkohuni edhe ju me UNFPA, QSHPZH dhe shumë njerëz të tjerë që thonë #trupiimedrejtaime !
QSHPZH ka punuar dhe do të punojë me partnerët e saj si UNFPA dhe organizata të tjera ndërkombëtare dhe shqiptare për të promovuar të drejtat e vajzave dhe grave në Shqipëri.