12 gusht – Dita Ndërkombëtare e Rinisë
Dita Ndërkombëtare e Rinisë organizohet më 12 gusht të çdo viti. Qëllimi i kësaj dite është të tërheq vëmendjen për një grup të caktuar çështjesh kulturore dhe ligjore që preokupojnë rininë.
Dita Ndërkombëtare e Rinisë për herë të parë u festua më 12 gusht të vitit 2000. Kjo ditë caktuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1999 me miratimin e rezolutës 54/120. Tema e këtij viti është “Solidariteti mes brezave: Krijimi i një bote për të gjitha moshat”.
Dita Ndërkombëtare e Rinisë është menduar si një mundësi ku qeveritë dhe aktorët e tjerë t’i kushtojmë më shumë vëmendje çështjeve të rinisë në mbarë botën. Në nder të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë në botë organizohen nga shoqata dhe organizata rinore dhe institucione të ndryshme aktivitete të larmishme, si koncerte, ngjarje kulturore e sportive, ku marrin pjesë të rinj, prindërit e tyre, përfaqësues të institucioneve në nivel vendor e qendror, etj.
Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) është krenare se ka punuar për fuqizimin e të rinjve që në fillesat e saj. Një ndër fushat kryesore të punës së saj është edhe promovimi dhe sigurimi i aksesit të barabartë në informacion cilësor, edukim dhe shërbime të mundshme dhe të përballueshme, në veçanti për të rinjtë dhe grupet në nevojë. QSHPZH është anëtare e disa rrjeteve rinore, si Rrjeti “Zëri i të Rinjve”, Rrjeti Kombëtar i të Rinjve, Kongresi Kombëtar Rinor, etj.
Qendrat tona, si Aulona, Po, Trokitja, ofrojnë shërbime të ndryshme për të rinjtë. Në veprimtarinë e saj me të rinjtë shqiptarë, QSHPZH udhëhiqet nga parimi “Rini e shëndetshme, e ardhme e sigurt për atdheun”.