Vlerësimi i Nevojave për Barazinë Gjinore
Vlerësimi i Nevojave për Barazinë Gjinore me fokus te të rinjtë në nevojë, akses në shërbimet bazë, përfshirë dhunën seksuale dhe me bazë gjinore në njësitë administrative Velipojë dhe Shirgjan
Qëllimi i këtij studimi ishte marrja e një pasqyre të përgjithshme të situatës së barazisë gjinore në njësitë administrative vendore Velipojë dhe Shirgjan me fokus tek të rinjtë në nevojë, aksesi në shërbimet bazë; vlerësimi i rolit të pushtetit vendor dhe strukturave të tjera publike për të mbështetur këto grupe, në mënyrë që të shërbejnë si bazë për ndërhyrjet orientuese për t’u mundësuar NJQV-ve të krijojnë një mjedis të favorshëm për të rinjtë për të realizuar potencialin e tyre, duke u fokusuar në planet dhe shërbimet e zhvillimit rinor të përgjegjshëm gjinor.
Ky publikim është prodhuar nga UNFPA në partneritet me Qendrën Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Bashkimi Evropian për Barazinë Gjinore në Shqipëri” financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UN Women dhe UNFPA në partneritet me Qeverinë Shqiptare”.