Shëndeti seksual dhe riprodhues te të rinjtë
13 Korrik, 2022 Komentet te Shëndeti seksual dhe riprodhues te të rinjtë Janë të Mbyllura Blogu,IPPF,Te rejat Durim Tabaku

Intervistë e Drejtores Ekzekutive të QSHPZH-së për TV News 24

Në 9 korrik, Drejtoresha Ekzekutive e QSHPZH, Dr. Elona Gjebrea Hoxha, u ftua për intervistë në kanalin televiziv News24, ku foli për studimin e fundit të ndërmarrë nga Qendra në kuadër të Projektit trevjeçar “Zëri i të Rinjve, Zgjedhjet e të Rinjve”, me asistencë nga Federata Ndërkombëtare e Planifikimit Familjar (IPPF-EN) dhe me financim nga Programi “Merck for Mothers”. Studimi, i publikuar tashmë në faqen tonë të internetit (klikoni këtu për ta shkarkuar) dhe në rrjetet sociale, synon të japë një pamje më të qartë të ndikimit të pandemisë në shëndetin seksual dhe riprodhues dhe te të drejtat e të rinjve në Shqipëri. Ai dokumenton nevojat dhe përvojat e shëndetit seksual dhe riprodhues të të rinjve dhe perspektivat e ofruesve të kujdesit shëndetësor dhe aktorëve të tjerë për këto nevoja. Në këtë studim trajtohen edhe nevojat e këtyre të fundit teksa ofrojnë shërbime, informacion dhe edukim për të rinjtë, duke u mbështetur në përvojën e përfituar gjatë pandemisë Covid-19.

Në intervistën e saj, Dr. Gjebrea Hoxha theksoi nevojën për informimin sa më të mirë të të rinjve për shëndetin seksual dhe riprodhues, rritjen e vëmendjes dhe financimit nga qeveria shqiptare për përmirësimin e kujdesit shëndetësor seksual dhe riprodhues si dhe përmirësimin e legjislacionit dhe kurrikulave shkollore në këtë drejtim.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në kanalin YouTube në këtë adresë: https://www.youtube.com/watch?v=CkrS7f5x9bE

Për autorin