QASJA E TË RINJVE NË INFORMACION, EDUKIM DHE KUJDES PËR SHËNDETIN SEKSUAL DHE RIPRODHUES NË SHQIPËRI GJATË COVID-19
Në kuadër të Projektit trevjeçar “Zëri i të Rinjve, Zgjedhjet e të Rinjve”, Federata Ndërkombëtare e Planifikimit Familjar (IPPF-EN) ka kryer këtë studim si fazë fillestare të një projekti dy-vjeçar (2021–2023) të financuar nga programi “Merck for Mothers”, i cili synon të ofrojë kontributin e vet si për shërbime SHSR më të aksesueshme dhe më miqësore ndaj të rinjve, ashtu edhe për informacion më të hollësishëm gjatë dhe pas situatave emergjente në pesë vende të Ballkanit Perëndimor, në Shqipëri, Bosnje- Hercegovinë, Bullgari, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky material përmban raportin e hollësishëm për Shqipërinë, në vijim të hulumtimit që u bë në vend gjatë vitit 2021. Ky raport hulumtimi synon të japë një pamje më të qartë të ndikimit të pandemisë në shëndetin seksual dhe riprodhues dhe te të drejtat e të rinjve në Shqipëri. Ai dokumenton nevojat dhe përvojat e shëndetit seksual dhe riprodhues të të rinjve dhe perspektivat e ofruesve të kujdesit shëndetësor dhe aktorëve të tjerë për këto nevoja. Në këtë studim trajtohen edhe nevojat e këtyre të fundit teksa ofrojnë shërbime, informacion dhe edukim për të rinjtë, duke u mbështetur në përvojën e përfituar gjatë pandemisë Covid-19.
Ky studim u ndërmor në kuadër të Projektit trevjeçar “Zëri i të Rinjve, Zgjedhjet e të Rinjve”, i dedikuar për të siguruar që kujdesi shëndetësor seksual dhe riprodhues në Ballkanin Perëndimor bëhet më i arritshme dhe miqësor ndaj të rinjve në kohë më afatgjatë, duke mësuar nga përvoja e Covid-19. Puna fokusohet veçanërisht në përvojat dhe nevojat e të rinjve nga grupet që përballen me pengesa të vazhdueshme për marrjen e kujdesit të duhur shëndetësor. Të rinjtë janë në qendër të këtij projekti, duke bashkëpunuar në partneritet me shumë aktorë të tjerë, si studiues, advokues dhe aktivistë.