SIHARIQ! PACE voton pro raportit për aksesin ndaj abortit në Evropë
Të martën, më 31 maj, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi një raport tejet të rëndësishëm të titulluar “Aksesi ndaj abortit në Evropë: ndal ngacmimit nga kundërshtarët e zgjedhjes së lirë”.
Miratuar nga Komisioni i Përhershëm i kësaj Asambleje që më 25 janar 2022, ky raport është me rëndësi të madhe në luftën kundër veprimtarive të dëmshme të individëve apo grupeve që janë kundër zgjedhjes së lirë dhe do të bëjë të mundur që askujt të mos i mohohet pavarësia dhe e drejta e zgjedhjes për riprodhim në Shtetet Anëtare të Këshillit të Evropës. Raporti dënon fuqimisht çdo formë ngacmimi, kërcënimi, apo dhune ndaj mbrojtësve të të drejtave të njeriut që mbështesin të drejtën për riprodhim, profesionistët e kujdesit shëndetësor që ofrojnë shërbime shëndetësore për abortin, dhe gratë kanë nevojë për kujdes aborti. Në raport evidentohen praktikat më të mira dhe i jepen rekomandime Shteteve Anëtare të Këshillit të Evropës për të luftuar sa më mirë kundër këtij lloj ngacmimi
Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) ndjehet krenare se ka kontribuuar në këtë raport me informacione të larmishme dhe të përditësuara. Ajo ka lobuar me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë për të siguruar votën pro të Delegacionit Shqiptar në këtë Asamblenë Parlamentare, si anëtare me të drejta të plota në Komisionin e Përhershëm, i cili kishte të drejtën e votës vendimtare për këtë raport. QSHPZH do të vazhdojë përpjekjet e saj për të drejtat e shëndetit riprodhues, pro zgjedhjes së lirë, dhe përmirësimit të aksesit dhe cilësisë së shërbimeve të shëndetit riprodhues dhe seksual në Shqipëri si dhe do të kontribuojë në respektimin e të drejtës së zgjedhjes së lirë për gratë dhe burrat në vendin tonë.