Unë sot jam një nga vullnetarët e Qendrës Rinore PO…
10 Qershor, 2020 Komentet te Unë sot jam një nga vullnetarët e Qendrës Rinore PO… Janë të Mbyllura Blogu,Qendra Rinore “PO”,Te rejat ACPD

Një ditë të zakonshme duke u kthyer nga shkolla në shtëpi sëbashku më vëllain tim të vogël, duke pritur në stacionin e autobusit mua frua një burrë i cili më shikonte në sy gjatë gjithë kohës. Autobusi kishte shumë njerëz dhe kështu të gjithë njerëzit qëndronin shumë të afruar më njëri tjetrin. Duke u mbajtur tek varësja e autobusit ndjeva se dikush më preku dorën dhe ktheva kokën. Ishte I njëjti burrë që më kishte ngulur sytë teksa prisnim tek stacioni.

Të jem e sinqertë unë isha shumë e vogël asokohe, kështu që mu mbushën sytë me lot, isha e trembur dhe në siklet. Morra vëllain për dore dhe shkova në fillim të autobusit. Sapo ndaluam në stacion dola me vrap dhe shkuam në shtëpi. Pasditen e asaj dite takova një shoqen time dhe I rrëfeva për cfarë më kishte ndoshur sot. U shpreha se isha shumë e shqetësuar dhe se nuk dija si të reagoja në atë moment.

Gjate diskutimit me shoqen time, ajo më tregoi se pak ditë më parë në klasën e saj kishin shkuar disa të rinj që përfaqësonin Qendrën Rinore PO të cilët I kishin ofruar informacion mbi shëndetin riprodhues, edukimin seksual gjithëpërfshirës, dhunën seksuale me bazë gjinore, metodat e kontracepsionit, HIV/AIDS etj.

Ajo u shpreh se ky informacion do të ishte shumë I vlefshëm edhe për mua dhe se do të me ndohmonte të kuptoja rastet e ngacmimeve nga të huaj. Shoqja më premtoi se herën tjetër që do kishin aktivitet me të rinjtë e Qendrës Rinore PO do te me ftonte edhe mua të merrja pjesë e të informohesha mbi këto çështje.

Unë sot jam një nga vullnetarët e Qendrës Rinore PO dhe pjesë e grupit të të rinjve që kanë marrë përsipër të ndihmojnë bashkëmoshatarët e tyre me edukim dhe informacion në mënyrë që ata të dijnë ti dallojnë dhe ti shamngin rastet si ai i imi…

Për autorin