Qeverisja e mirë e QSHPZH-së
Periudha Kohore: Janar-Dhjetor 2021
Ky projekt do të mbulojë aktivitete specifike kushtuar qeverisjes së mirë të Qendrës Shqiptare të Popullsisë dhe Zhvillimit. Ne synojmë të promovojmë qeverisjen e mirë dhe të përforcojmë të drejtat e njeriut përmes cilësisë, llogaridhënies dhe performancës. Qeverisja e mirë e QSHPZH-së identifikon nevojat në nivele të ndryshme të qeverisjes si Asambleja e Përgjithshme, Bordi Ekzekutiv ose çështje të tjera që lidhen me qeverisjen e organizatës. Vitin e ardhshëm QSHPZH do të zhvillojë procesin e akreditimit i cili do të bëhet bazuar në kërkesat dhe orarin e përcaktuar nga IPPF. QSHPZH do të punojë në përfshirjen dhe angazhimin e të rinjve në planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e aktiviteteve të ndryshme. Vullnetarët do të jenë pjesë e planifikimit dhe zbatimit, M&E të programeve të organizatës. Secili projekt do t’i angazhojë vullnetarët përmes takimeve të drejtpërdrejta ose online për të mbledhur feedback-un e tyre në lidhje me planet e punës, indikatorët, hartimin e strategjisë së komunikimit, edukimin bashkëmoshatar, rishikim materialesh, peer riview, organizimin dhe implementimin e fushatave offline dhe online, advokaci dhe ofrimin e shërbimeve.
Qëllimi i projektit është:
[read_more id=”1″ more=”Read more” less=”Read less”]
- Të sigurojë përfshirjen efektive të vullnetarëve në mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme, takimet e bordit, planet e punës dhe procesin e M&E për programe të qëndrueshme dhe për një organizatë të përgjegjshme
Rezultatet e pritshme:
- Sigurimi i efektivitetit dhe efikasitetit në përdorimin e burimeve dhe në marrjen e rezultateve (rritje e fondeve për programet e QSHPZH-së me 5%)
- Sigurimi i vazhdimësisë, evidencë e saktë e situatës financiare, performancës, administrimit dhe qeverisjes së QShPZh-së.
- 260 vullnetarë, 600 aktivistë do të jenë pjesë e aktiviteteve të QShPZh-së për avokimin për ndryshime politike dhe sociale; ata do të mbështesin drejtpërdrejt ndërhyrjet e QShPZh-së ose online nëpërmjet rrjeteve sociale.
[/read_more]