Forcimi i përgjigjes së kujdesit shëndetësor në situata krize dhe pas krize përmes shpërndarjes së MISP të SRH
25 Mars, 2021 Komentet te Forcimi i përgjigjes së kujdesit shëndetësor në situata krize dhe pas krize përmes shpërndarjes së MISP të SRH Janë të Mbyllura IPPF,Qendra Aulona,Qendra Rinore “PO”,Qendra Trokitja,Te rejat ACPD

Periudha Kohore: Janar-Dhjetor 2021

Në kushtet e Covid-19, kur gratë dhe vajzat në zonat rurale janë ndër grupet më të prekura në lidhje me aksesin në shërbimet e shëndetit riprodhues, QSHPZH e sheh si të rëndësishmmë të rrisi mundësitë për të marrë këto shërbime jetëshpëtuese. QSHPZH synon të përqendrojë punën e saj në dy shtylla kryesore duke përfshirë qasjen në shërbimet e integruara ShR në kujdesin shëndetësor primar; dhe avokim pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale drejt sigurimit të shëndetit riprodhues seksual të integruar si dhe shërbime për gratë dhe vajzat në zonat e largëta / rurale përmes miratimit të urdhrave për arritjen e këtyre komuniteteve përmes shërbimeve shëndetësore dixhitale dhe telemjekësisë. QSHPZH do të fillojë dhe ofrojë shërbimet online dhe nëpërmjet teknologjisë për të krijuar mundësi që gratë dhe vajzat në zonat rurale të marrin shërbime të shëndetit riprodhues  me kursim të drejtpërdrejtë që u nevojiten në kohën e Covid-19 kur u duhen më shumë.

Pandemia e shkaktuar nga COVID-19, pasojat e saj dhe masat kufizuese, kanë potencialin të ndikojnë negativisht në aksesin në shërbimet thelbësore të ShR, përfshirë Shqipërinë. Shërbimet shëndetësore të mbingarkuara shpesh i nuk i konsiderojnë shërbimet që u nevojiten grave, përfshirë kujdesin shëndetësor para dhe pas lindjes dhe metodat kontraceptive. Kjo përkeqëson mungesën e qasjes në shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhues.

Ky skenar nënvizon rëndësinë e zhvillimit të mekanizmave dhe procedurave për t’u përgatitur më mirë për të vazhduar sigurimin e shërbimeve thelbësore të ShR gjate emergjencave. Paketa minimale fillestare e shërbimit (MISP) për shëndetin riprodhues gjatë emergjencave ofron udhëzime të bazuara në prova se si ndërhyrjet kryesore mund të implementohen për të shpëtuar jetë dhe ri-organizon kujdes gjithëpërfshirës pasi faza akute ka përfunduar

Rezultatet e pritura

[read_more id=”1″ more=”Read more” less=”Read less”]

  • Pesë klinika lëvizëse do të kryhen pranë institucionet shëndetësore lokale.
  • 70 gra dhe vajza do të pajisen me njohuri se si të përdorin teknologjinë për të aksesuar informacion shëndetësore dhe për qëllime konsultimi.
  • Do të përpilohet një raport mbi gjetjet e studimit duke përfshirë disa strategji se si të kapërcejmë / adresojmë pengesat e mundshme që ekzistojnë dhe pengojnë gratë dhe vajzat të përdorin teknologjinë shëndetësore.

[/read_more]

Për autorin