T’i japim fund Dhunës Seksuale me bazë gjinore ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri
Periudha Kohore: Janar 2021-Dhjetor 2021
Kjo ndërhyrje synon të mbështesë njësitë e qeverisjes vendore në Shkodër dhe Elbasan të kenë kapacitetin për të siguruar shërbime SGBV përmes qendrave të strehimit të urgjencave që mbështesin gratë viktima / mbijetuara të dhunës dhe fuqizimin dhe integrimin e tyre në shoqëri.
QSHPZH ka ofruar programe të cilat kanë mundësuar rritje njohurish, ndërgjegjësim dhe aftësi në lidhje me Shëndetin Seksual dhe Riprodhues dhe barazinë gjinore midis grave, vajzave, të rinjve dhe komuniteteve të margjinalizuara dhe i ka fuqizuar ata që të veprojnë bazuar në të drejtat e tyre. Që nga viti 2013, QSHPZH ka krijuar ekipet e veprimit të bazuara në komunitet (të përbërë nga djem), të cilët janë trajnuar dhe kryejnë fushata ndërgjegjësimi, aktivitete të edukimit të bashkëmoshatarëve duke ndikuar pozitivisht në normat shoqërore mbi gjininë dhe maskulinitetin. Gjatë vitit 2019, u ofruan 1030 shërbime të parandalimit të dhunës me bazë gjinore për gratë dhe burrat që vizituan klinikat dhe 2000 shërbime të parandalimit të dhunës me bazë gjinore të ofruara për klientët e klinikave gjatë vitit 2020.
Që nga viti 2017, organizata ka punuar në ndërtimin e Procedurave Standarde të Veprimit dhe Udhëzueseve Esencial për Shëndetësinë / Policinë / Drejtësinë / Shërbimin e Kujdesit Psiko-Social si dhe e ka dorëzuar atë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për adaptim dhe aprovim që nga viti 2017. Procedurat Standarde të Veprimit u miratuan në vitin 2020. Numri i mekanizmave lokalë të referimit për raportimin e dhunës me bazë gjinore janë ngritur në 52 Bashki nga 61 në total. Strehëzat janë ngritur në disa komuna të vendit. Këto shërbime mbeten kryesisht të financuara nga donatorët.
Objektivat e projektit janë:
[read_more id=”1″ more=”Read more” less=”Read less”]
- Të mbledh dëshmi mbi modelet efektive në mbështetje të grave dhe vajzave viktima / të mbijetuara të dhunës në bashkitë Shkodër dhe Elbasan ndërsa do të harthen një sërë rekomandimesh për integrimin e qendrave të strehimit në sektorin publik dhe OJF-të.
- Mundësimin ë një mjedisi për krijimin e strehëzave emergjente mbi Dhunën Seksuale me bazë gjinore Gjinore në 2 (dy) bashki në Shqipëri – Shkodër dhe Elbasan që mbështesin gratë viktima / të mbijetuara të dhunës dhe fuqizimin dhe integrimin e tyre në shoqëri.
Rezultatet e pritshme:
- Një raport me rekomandime nga “desk-review” do tw pwrgatitet
- Një memorandum mirëkuptimi do të nënshkruhet me njwsitw e qeverisjes lokale për të siguruar përfshirjen dhe angazhimin institucional.
- Burime tw mundshme financimi nga qeveria lokale dhe biznesi i mundshëm pwr programe do të identifikohen për të mundësuar financimin e strehëzave emergjente për gratë që mbijetojnë nga dhuna.
- 60 aktorë kryesorë lokalë të angazhuar në sigurimin e shërbimeve sociale për gratë viktima / mbijetuara të dhunës përmes zhvillimit të qendrave të strehimit
- 2000 persona, përfshirë autoritetet lokale dhe kombëtare, sektori privat do të arrihen me mesazhe mbi ndikimin social të qendrave në integrimin dhe fuqizimin e viktimave / të mbijetuarve të dhunws seksual me bazw gjinore.
- 2895 shërbime parandaluese tw dhunws seksuale me bazw gjinore do tu ofrohen klientëve të klinikave gjatë vitit 2021
[/read_more]